Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) zhvilloi takimin e dytë të përbashkët me koordinatorët e grupeve tematike në kuadrin e projektit “Shoqëria Civile Promotor i Kontributit Publik”, pjesë e granteve nacionale të programit SMART Balkans. Takimi kishte si fokus informimin dhe raportimin mbi progresin e arritur sipas komunave dhe grupeve tematike, si dhe planifikimin dhe zbatimin e hapave të ardhshëm.
Diskutimet u përqendruan në mënyrat se si të adresohen çështjet tek autoritetet lokale gjatë diskutimeve buxhetore në komuna. Në këtë kontekst, u përmendën shembuj të angazhimit dhe përkushtimit për të përfaqësuar dhe shërbyer grupet në nevojë, duke bërë që zëri i tyre të dëgjohet në proceset e hartimit të politikave dhe alokimit të financimeve.
Ky takim u zhvillua me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” i zbatuar nga Centar za Promociju Civilnog Društva (CPCD) në partneritet me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Center for Research and Policy Making (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).