Pas vizitës në Bashkinë e Tiranës, delegacioni i Komunës së Kamenicës, nën fasilitimin e Institutit KLGI, vazhdoi takimin në Bashkinë e Kamzës ku u prit nga Kryetari Xhelal Mziu.
Në fokus të takimit ishte shkëmbimi i përvojave në fushën e thithjes së fondeve zhvillimore dhe shkëmbimi i përvojave për patneritete të qëndrueshme me qytetet evropiane.
Bashkia e Kamzës ka një eksperiencë të mirë në këto fusha, dhe Kryetari Mziu ka shprehur gatishmërinë e plotë për bashkëpunim.
Komuna e Kamenicës, bashkë me Institutin KLGI, do të hartojnë listën e çështjeve me interes për të marrë përvoja.