You are currently viewing Vizita studimore në Tumo Tirana

Vizita studimore në Tumo Tirana

  • Post author:
  • Post category:Media
  • Post comments:0 Comments

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) në kuadër të programit për Angazhim Social (PAS) organizoi vizitën studimore në TUMO Tirana (ish-Piramida), në Republikën e Shqipërisë. Koordinatorët e grupeve tematike nga tetë komuna u pritën nga Drejtoresha e Politikave Rinore në Bashkinë e Tiranës, Iva Beharaj.

Qëllimi i vizitës ishte njohja nga afër me praktikat dhe proceset që po zhvillohen në Drejtorinë e Politikave Rinore në Bashkinë e Tiranës dhe për ta parë transformimin e ish-Piramidës në një qendër inovacioni. Rijetësimi i Piramidës në qendër të inovacionit me ambiente për aktivitete të ndryshme kulturore dhe hapësira për biznese për të rinjtë, është kthyer në pikë kryesore turistike për vizitorët e huaj.

Përgjatë takimit, grupi i koordinatorëve u informuan për modelet e avancuara rajonale në bashkë-krijimin e politikave publike në fushën e qeverisjes lokale, njëkohësisht adaptimin e tyre në funksion të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët.

Ky aktivitet zbatohet me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” i zbatuar nga Centar za Promociju Civilnog Društva (CPCD) në partneritet me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Center for Research and Policy Making (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).

Lini një Përgjigje