Vizita studimore në Republikën e Shqipërisë

Vendi: Republika e Shqipërisë
Data: 10-13 shkurt 2013

Tema:

•    Reformat në Republikën e Shqipërisë – Pushteti Lokal karshi sfidave dhe perspektivës së integrimit evropian

•    Ligjeruesit / Referuesit

Sokoll Olldashi, Ministër i Punëve Publike dhe Transportit

Sokol Dedja
, Këshilltar i Ministres Majlinda Bregu

Lulzim Basha, Kryetar i Bashkisë së Tiranës

Xhelal Mziu, Kryetar i Bashkisë së Kamzës

Vizitat:

Vizitë ministrisë së Punëve Publike në Republikën e Shqipërisë;Vizitë ministrisë së Integrimit në Republikën e Shqipërisë; Vizitë Bashkisë së Tiranës;

Mbi  vizitën studimore në Shqipëri të organizuar nga Akademia për Qeverisje Lokale

Në kuadër të modulit të Akademisë për Qeverisje lokale, është organizuar programi i vizitës studimore në Republikën e Shqipërisë nga data 10/13 shkurtë 2013. Kjo vizitë  studimore ka për qëllim bashkëbisedimin me zyrtarë të qeverisjes lokale dhe qendrore, në Republikën e Shqipërisë, në mënyrë që të njoftohemi me zhvillimet dhe reformat që Republika e Shqipërisë  ka ndërmarrë përgjatë procesit të integrimit evropian.

Këtë vizitë e kanë përshkruar disa aktivitete siç janë:

•    Takimin me Ministrin së Punëve Publike dhe Transportit, z. Sokoll Olldashi dhe stafin e tij, ku është diskutuar shumë çështje te funksionimit te kësaj ministrie e theks të veçantë është folur për formën e investimeve publike në Shqipëri, kriteret për ndarjen e fondeve dhe prioritete e kësaj ministre për këtë vit fiskal në raport me pushtetin lokal Shqipëri;

•    Vizitë Ministrisë së Integrimeve, takimi me stafin e kësaj ministrie është diskutuar në lidhje me agjendën evropiane të Shqipërisë, nivelin e arritjes se Shqipërisë ne plotësimin e kritereve për inkuadrim në BE, dhe zyrtaret janë fokusuar në shpjegimin e procedurave të përfitimit të fondeve nga ana e BE-së;

•    Vizitë Bashkisë së Tiranës, takim me Krye-bashkiakun z. Lulzim Basha dhe stafin e tij, ka qenë një diskutim i frytshëm ku z. Basha fillimisht shpjegoj një histori shkurte të Tiranës , po ashtu u koncentrua mbi potencialin ekonomik qe ka ky qytet, mbi investimet që bëhen dhe mbi hyrat që inkasohen, besoj që ja vlen të shkoqitem një element nga ligjërata e tij, ku theksoj se mbi 42% e hyrave Tirana i realizon në nivel kombëtar.

Sokoll Olldashi, Ministër i Punëve Publike dhe Transportit

Ndërlidhja e nivelit qendror me atë lokal është në shume aspekte por ai me rëndësishëm është Komisioni i investimeve, përbehet nga kryetarët e bashkive, të qarkut , ministri i linjës etj. Zhvillimin e transportit ne shkalle vendit ( Shqipëri ), e prezantoj Ministri  Olldashi, i cili  njoftoj të pranishmit se zhvillimin e transportit është një domosdoshmëri e kohës, ku shteti shqiptar ka  dhënë prioritet të madhe përmirësimit të sistemit të transportit. Sistemit i transportit përbëhet nga transporti rrugor, hekurudhor, detar, ajror.

I njëjti prezantoj edhe korridoret kryesore të transportit duke theksuar se Shqipëria nëpërmjet pozicionit gjeografik te saj përfshihet në disa korridore të transportit, për destinacionin e tyre për lëvizjen e mallrave, udhëtarëve apo për shërbime turistike, prej korridoreve kryesore theksoj  si:  Korridorin Lindje perëndim ( korridor i VIII Pan Evropian- (Durrës –Tiranë);Vlorë-Rrogozhinë-Elbasan – Qafë Thanë etj.

Të pranishmit i njoftoj se rritje të konsiderueshme kanë sektorët  e transportit ajror dhe ai rrugor, ky i fundit ka arritur nivelin rreth 85 %. Gjithashtu theksoj se transporti detar si një nder sektorët më ekonomik të sistemit të transportit kryen pjesën më të madhe të shërbimeve për import-eksportin e mallrave për/nga vendi ynë dhe transite një rol të rëndësishëm ka edhe Porti Detar i Durrësit që zë peshën më të madhe rreth 78% të volumit të përgjithshëm pastaj ai Vlorës, i Shëngjinit, dhe Porti i Sarandës.

I njëjti theksoj se përpjekjet Shqipërisë për integrim ne BE- si vend kandidat po punohet ne të gjithë  komponentë e transportit  për kryerjen e reformave të gjithanshme në transport, përfshirë ato ekonomike, ligjore dhe institucionale mbështetur në studimet, projektet dhe asistencën e konsulentëve vendas dhe të huaj.

Po ashtu, theksoj investimet që po bënë qeveria  në ndërtimin e një porti të specializuar për përpunimin e karburanteve dhe gazit të lëngshëm në Porto Romano, Rrugën  Elbasanit, në Portin e Sarandës si arterien kryesore rrugore  që lidh Hani  i Hotit – Kakavijë  etj.

Lulzim Basha, Kryetar i Bashkisë së Tiranës

Njoftoi të pranishmit rreth organizimit dhe funksionalizimin të Bashkisë së Tiranës, Tirana si  kryeqytet i Shqipërisë u shpall nga Kongresi i Leshnjes. Bashkia e Tiranës vepron sipas ligjit  Për Organizimin dhe Funksionimin e Bashkisë së Tiranës, i cili parasheh detyrat dhe përgjegjësitë e  kryetarit të bashkisë, këshillit bashkiak dhe 11 njësive bashkiake.

Kryetari i Bashkisë theksoj se politikat e Bashkisë së Tiranës në planifikim dhe menaxhim synojnë në :

•    Reduktimin e shpenzimeve te personelit;
•    Reduktimin e shpenzimeve administrative në favor të fondeve për shërbime ndaj  qytetareve;
•    Transparencë të plote të përdorimit të fondeve publike;
•    Rritjen e eficences në administrimin e fondeve;
•    Rritjen e nivelit të investimeve
•    Zhvillim ekonomik dhe punësim
•    Strehimi dhe planifikimi

Kryetari i Bashkisë, theksoj se shpenzimet e personelit  janë ulur ndjeshëm në krahasim me vitet e mëparshme. Nga një peshë prej 40%, në vitin  2010 dhe zënë 25% në vitin 2012. Në zhvillim të bizneseve, rëndësi i kishte dhënë krijimi klimës miqësore për bizneset vendase nëpërmjet thjeshtësimit të procedurave administrative, dhe ofrimit te sistemit online te aplikimit, po ashtu theksoj masat qe janë marrë edhe për bizneset e huaja lehtësimi i procedurave  duke përfshire edhe krijimin mjedisit të sigurt për investim në Shqipëri me anë të reformave fiskale për konkurrencë të ndershme.

Përveç mbështetjes  së bizneseve nëpërmjet të programeve të kredive, prioritet ishte dhënë edhe reformave të partneritetit publiko-privat. Të hyrat më së shumti buxhetit të vendit krijon Bashkia e Tiranës rreth 80%, andaj me këto masa të ndërmarra do të krijohen kushte më të mira për zhvillim të ndërmarrjeve të vogla, të mesme dhe të mëdha. Bashkia e Tiranës një prioritet i kishte dhanë shtimit të sipërfaqeve publike, pastrimin të qytetit, investim  programit për përmirësim i teknologjisë të shërbimeve publike janë nda mjete nga buxheti i Bashkisë Tiranës afërsisht 32%. Investimi ne përmirësim të rrugëve dhe transport publike (një rendësi te madhe i kishte dhëne transportit publik), investime në hapjen e akseve të reja rrugore të qytetit, të pikave hyrëse dhe dalëse të tij, mbikalimeve dhe nënkalimeve, parkimeve nëntokësore,asfaltim i rrugëve, si dhe ngritjen e një sistemi të qarkullimit të menaxhimit të trafikut  të monitoruar online. Gjithashtu, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, theksoj edhe projektin për ndërtim te Unazës së Madhe të Tiranës, një projekti që do të ketë ndikim të madhe në shkarkim të qendrës nga numri i madhe i makinave. I njëjti theksoj se, paraprakisht Ministria e Transportit ka bërë përllogaritjen e vlerës  në para që do të kompensohet çdo person që do të prekën nga ky segment, shpronësimi kap shumë të madhe parash, u theksua se përveç këtyre investimeve kapitale përfshihen edhe investime në arsim parauniversitar dhe edukim (ndërtim i shkollave, kopshteve, rikonstruksion), por vëmendje të veçantë Bashkia e Tiranës i kushton politikave sociale nëpërmjet tri programeve sociale të parashikuara më ligj. Kërkesat sipas programeve sociale përfshijnë kërkesë për banesë me kosto të ultë, banesa sociale më qira, tokë të pajisur me infrastrukturë. Investime për realizimin e projekteve për kulturë, rini dhe sport.

Sokol Dedja, Këshilltar i Ministres-Majlinda Bregu

Diskutimi i Sokol  Dedja, u përqendruar ne politiken Shqipërisë duke theksuar atë në raport me BE-në dhe plotësimit te kritereve që  dalin nga BE-ja  për vend kandidat (administrativ, politik, juridik, ekonomik).  Një rendësi ju kushtuar edhe IPA-fondeve si bashkëpunimit ndërkufitar, një numër i madhe  fondeve për bashkëpunim kishte fituar  pjesa veriore e Shqipërisë, por deri më  tani nuk kishin pasur një bashkëpunim me aspektin e bashkëpunimit ndërkufitar veçanërisht me Kosovën, ishin ne realizim me Malin e Zi, Maqedoni  ne te ardhmen mbete të përfshihet edhe Kosova në një realizim të përbashkët. 

Lini një Përgjigje