Vendi: Republika e Maqedonisë
Data: 26-28 dhjetor 2012
Tema:
• Decentralizimi në Republikën e Maqedonisë, mësimet e nxjerra nga ky proces
Ligjëruesit / Referuesit
Rizvan Sylejmani, Ish-ministër i Pushtetit Lokal në Maqedoni
Sadi Bexhetin, Kryetar i Komunës së Tetovës
Prof. Dr. Vullnet Ameti, Rektori i Universitetit të Tetovës
Prof. Dr. Zamir Dika, Rektor i Universitetit të Evropës Juglindore
z. Hazbi Idrizi, Kryetar i Komunës së Bogovinës
Prof. Dr. Rufi Osmani, Kryetar i Komunës së Gostivarit
Vizitat:
Vizitë Komunës së Tetovës; Vizitë Universitetit të Tetovës; Vizitë Universitetit të Evropës Juglindore; Vizitë Ndërmarrjes Publike; Vizitë Komunës së Bogovinës; Vizitë Komunës së Gostivarit.
Mbi vizitën studimore në Maqedoni të organizuar nga Akademia për Qeverisje Lokale
Në kuadër të modulit parë të Akademisë për Qeverisje lokale, është organizuar programi i vizitës studimore në Republikën e Maqedonisë nga data 26-28 dhjetor 2012.
Kjo vizitë për qëllim ka pasur të nxjerr mësimet dhe praktika të mira nga procesi i decentralizimit në Republikën e Maqedonisë, ku në këtë vizitë janë takuar kryetarët e Komunave të Tetovës, Gostivarit, Bogovinës, përfaqësues të jetës akademike në Universitetin e Evropës Juglindore dhe një takim jashtëzakonisht interesant me ish-Ministrin e Pushtetit Lokal Rizvan Sylejmanin.
Këtë vizitë e kanë përshkruar disa aktivitete siç janë: Takime të shumta me kryetarë dhe funksionar komunash ku për së afërmi është parë procesi i decentralizimit në Republikën e Maqedonisë dhe strukturimin e qeverisjes komunale po ashtu janë nxjerrë dallimet dhe ngjashmëri në organizimin e administratës komunale me Republikën e Kosovës, pothuajse në të gjitha nivelet e qeverisjes.
Janë vizituar ndërmarrjen publike komunale në Tetovë, ku është vërejtur një model tjetër organizativ që dallon nga organizimi i ndërmarrjeve komunale në Kosovë. Kjo ndërmarrje i takojnë tipit konservativ të organizimit, ku të gjitha shërbimet komunale(ujësjellësi, kanalizimi, pastrimi, gjelbërimi janë të koncentruar në një ndërmarrje të vetëm) dhe me një trup qeverisës.
Më këtë model qeverisjes të ndërmarrjes komunale për së afërmi është vërejtur që është jo funksional për fakti që ofrimi i shërbimeve për qytetarët nuk është në nivelin e duhur, është ekzistente një administratë ngarkuar zyrtarësh si dhe u vërejtur linjë jo adekuate e raportimit në nivele menaxheriale të ndërmarrjes në fjalë.
Nga të gjitha këto probleme Drejtori i Përgjithshëm paraqiti një pasqyrë jo të mirë të inkasimeve të të hyrave të cilat ishin shumë të vogla afërsisht 17% të hyrave të planifikuara vjetore. Po ashtu gjatë vizitës është parë qartë se decentralizimi nëpër komuna shqiptare kishte karakter diskriminues në veçanti në ndarjen e buxhetit vjetor nëpër komuna. Po ashtu shumë shërbime që realisht është dashur të barten në nivel komunash akoma janë në kompetencë të nivelit qendror të qeverisjes si p.sh leje ndërtimit, menaxhimi me prona komunale etj. Vizite brenda saj ka pasur dhe ligjërimin ei mbajtur nga ish – Ministri i Pushtetit Lokal z.Rizvan Sylejmani, ku në fillim të ligjëratës së ti lidhur me procesin e decentralizimit në Republikën e Maqedonisë u shpreh se ,,Decentralizimi nuk është fat por zgjedhja jonë”, nga kjo më la të kuptoj se qytetarët në Republikën e Maqedonisë posaçërisht shqiptarët nuk e shohin decentralizimin si një proces të ofrimit të shërbimeve qytetarëve, por më shumë si imponim dhe ndarje territoriale të komunitetit.
Sipas Kartës Evropiane për decentralizim ekzistojnë dy tendenca që e shtyjnë një shtet për decentralizimin e pushtetit lokal:
a. Decentralizimi shihet si një instrument për dhënien e shërbimeve të qytetarëve; dhe
b. Decentralizimi si instrument politik-përfaqësimit të identitetit të bashkësisë (ku përfshihet elementi kulturorë dhe rritja e përfaqësuesve të komunitetit në vendimmarrje).
Mirëpo kjo nuk ka ndodhur në Maqedoni thekson ish ministri Prof. Rizvan Sylejmani, mirëpo decentralizimi në Maqedonisë ka ardhur si rezultat i presionit nga jashtë, e jo nga vlerësimi real i nevojës shtetërore për decentralizim të pushtetit.
Pas konfliktit të armatosur në Republikën e Maqedonisë në mes komunitetit shqiptare dhe atij Maqedonas janë bërë edhe hapet e para në krijimin e strategjisë për decentralizim ku si për qëllim ka pasur përafrimin ndaj konfliktit në njërën anë dhe në anën tjerë përmbushjen e qëllimeve politike, ku janë përfshirë- integrimin e pakicës shqiptare në Maqedoni dhe organizimin territorial të tyre theksoi profesor Rizvan Sylejmani.
Marrëveshja e Ohrit akoma me shumë specifikon se në Republikën e Maqedonisë decentralizimi për të qenë funksional duhet bazohet në dy parime kryesore dhe në pajtim të plotë me kartën evropiane: ofrimin e shërbimeve komunale me afër qytetarëve dhe parimin politik apo përfaqësues ku komuniteti shumicë merr vendim për territorin e caktuar, mirëpo ka ngecje të theksuar në zbatimin e plotë të kësaj marrëveshje thekson ish-ministri.
Sipas ligjit për qeverisje lokale dhe ligjit për ndarje territoriale në Republikën e Maqedonisë, ekzistojnë 124 komuna.