Vizita studimore në Republikën e Malit të Zi dhe Kroacisë

Vendi: Republika e Malit të Zi dhe Kroacisë
Data: 24-27 prill 2013

Tema:

•    Reformat në Republikën e Malit të Zi dhe Kroacisë – sfidave dhe perspektivës së integrimit evropian.
•    Ligjeruesit / Referuesit

Boris Milloshevic, zv. Ministri i Administrimit Lokal në Republikës së Kroacisë

Jelena Pavicic – Vukicevic, Nënkryetare e Zagrebit

Stjepan Kožic, Kryetar i prefekturës së Zagrebit

Edi Shtefanic, Kryetar i Qytetit të Poreçit

Përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacis

Përfaqësues të Komunës së Ulqinit

Vizitat:
Republika e Kroacisë: Ministria e Administrimit Lokal në Republikës së Kroacisë, Qyeteti i Zagrebit, Prefektura e Zagrebit, Qyteti i Poreçit, Ministria e Punëve të Jashtme.
Mali i Zi: Këshilli Komunal i Ulqinit, Ekzekutivi i Komunës së Ulqinit.
Në kuadër të Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, pjesë të projektit “Akademia për Qeverisje Lokale”, kamë qëndruan për vizitë studimore në dy shtete të rajonit – Republikën e Malit të Zi dhe Kroacisë.

Në Kroaci, u pritem nga zv. Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kroacisë, Boris Milloshevic, nga Prefekti i Zagrebit, Stjepan Kožic, nënkryetarja e Zagrebit, znj. Jelena Pavicic Vukicevic, dhe Kryetari i Poreçit Edi Shtefanic, ndërkaq në Malin e Zi nga pjesëmarrësit u priten nga zyrtarët e Komunës se dhe disa përfaqësues te tjerë jetës parlamentare ne Republikën e Malit te zi.

Zv. Ministri Milloshevic, në pritje të delegacionit nga Kosova duke shprehur vlerësimin për këtë Akademinë , theksoi rëndësinë dhe dobinë e vendosjes së një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet  dy vendeve në fushën e qeverisjes  lokale.  Ai shprehu bindjen se qeveritë lokale të të dy vendeve mund të shkëmbejnë përvojat e tyre dhe t’i zbatojnë ato me sukses në komunat respektive, në interesin më të mirë të komuniteteve që ata drejtojnë. Qeverisja Lokale është e lidhur direkt  me njerëzit dhe me veprimtarinë e tyre përmes  ndikimit direkt në jetën e tyre dhe të komuniteteve në tërësi. Në kuadër te kësaj vizite studimore, ky dikaster i qeverisjes shpalosi një pasqyre te shkurte te qeverisjes lokale ne Republikën e Kroacisë.

Kroacia ka një sistem tri shkallshe te qeverisje, organizimi i qeverisje lokale ne Republikën e Kroacisë përbehet prej 155 njësive te qeverisjes lokale , ku 428 prej tyre i takojnë njësive komunale, 127 njësive lokale te qyteteve te nivelit dyte te qeverisjes dhe 21  i takojnë nivelit te trete apo prefekturave(zhupania), këtu përfshihet edhe Zagrebin.

Kompetencat e njësive te qeverisjeve komunale janë përcaktuar me ligjet fuqi, edhe pse Kroacia ka te koncentruar pushtetin qendror një numër te madhe te kompetencave qe realisht nuk flitet shume për elemente te decentralizimit te pushtetit. Ne nivel te qyteteve si njësi qeverisjes ushtrohen kompetencat ne fushat e arsimit ne nivel fillor dhe te mesëm, kulturës, mirëqenies sociale dhe shëndetësi primare, te ndërtimit dhe mbrojtëse civile territoriale dhe shërbimeve publike.

Gjate elaborimit te formës se organizimit te qeverisjes lokale nga përfaqësuesit e ministrisë gjegjëse, u shkoqiten disa nga problemet qe reflektojnë ne cilësinë e menaxhimit te qeverisjes si bllokadat e ndryshme për shkak te divergjencave ne mes kryetarit te qyteteve dhe kuvendit ne mos kalimin e vendimeve te kryetarit për investime te ndryshme kapitale, këto probleme reflektojnë si rezultat i sistemit te proceseve zgjedhore ku kryetari qe zgjidhet direkt nga populli shpesh here nuk e ka shumicën ne kuvend te qyteteve.

Ne raste te konflikteve eventuale ne mes kryetarit dhe kuvendit dhe mos arritjes se konsensusit brenda periudhës kohore prej 3 muajve , atëherë qeveria qendrore fut ne funksion mekanizmin e shpalljes se  zgjedhjes se parakohshme për rate njësi lokale, ku institut është karakteristik për Rep. Kroacisë, e cila këto dy organe qeverisjes kryetar dhe këshill kanë kompetenca të balancuara.

Në Prefekturën e Zagrebit u pritem nga Prefekti i Zagrebit, Stjepan Kožic k,u ai shpjegoj rolin që luan prefektura në raport me Komunat dhe qytetet po ashtu dhe në raport me Ministrin përkatëse ai po ashtu sqaroj se prefektura rregullon qeshjet kryesisht qe kane te bëjnë me planifikim hapësinor ne raport me nevojat për zhvillim, sa për informacion prefektura e Zagrepit gjate viti fiskal ka ne dispozicion një buxhet prej 40 milion euro ne vit. Rëndësi të veçantë Zagrebi i ka kushtuar ambientit, ndërkaq zhvillimi ekonomik kryesisht ka të bëjë me industrinë e ushqimit që është tejet e zhvilluar, kujdes i veçantë i kushtohet dhe efiqences së energjisë elektrike, ndërkaq hov të zhvillimit ka marrë dhe industria e prodhimit të tramvajeve. Në bashkëbisedim me nënkryetaren Pavicic-Vukicevic ajo theksoj rendësin e ofrimit të shërbimeve sociale dhe diskriminimin që u bëhet niveleve të qeverisjeve lokale në këtë aspekt.  U tha se reforma e pushtetit lokale shihet si proces i vazhdueshëm dhe duhet te ndodhe si pasoj e analizës qe vjen ne baze te indikatorëve dhe nevojave reale nga terreni, për mua personalisht kjo ishte mjaft e rëndësishme.

Po ashtu gjatës vizitës studimore ne Kroacisë, rendësi te veçante pat vizita ne Komunën e Poreqit dhe përfaqësuesit e komitetit shqiptare ne regjionin e Isres, një pritje madhështore delegacionit te akademisë. Kryetari i Poreqit, përse afërmi na njoftoj për rolin qe luanë ky qytet bregdetare ne zhvillimin ekonomik dhe turizmit ne regjionin e Isres , i cili  është motorë i zhvillimit te turizmit ne Kroaci, për kundër faktit  se ky regjion ka vetëm 17 mije banore dhe me një administrate te qeverisjes lokale relativisht te vogël, arrin te gjeneroj te hyra vjetore mbi 700 milion euro, mirëpo kryetari shprehi shqetësimin e vet se gjitha hyrat shkojnë ne buxhetin e shtetit dhe vetëm 30 % e tyre i kthen qytetit për te investuar ne fusha te ndryshme. Ndërkaq në Ulqin, u pritem nga zyrtarët e Komunës i cili tregoi për angazhimet e Komunës në stimulimin të turizmit dhe nevojën që në kuadër të strategjive komunale, turizmi i cilitdo lloj të futet në strategjinë e komunës. Gjate vizitës ne ketë komune, një rendësi te veçante qe ja vlen te theksohet është fakti se përfaqësuesit shkoqiten disa probleme qe vazhdimësi ballafaqohet qeverisja lokale ne Ulqin, si:

•    Mungesa e ligjit për legalizimin e ndërtimeve te objekteve pa leje, ku potencuan se ekzistojnë një numër i madhe i objekteve pa leje ndërtimi, ne ketë kontekste do te ketë dy refleksione ne njërën ane, sikurse te aplikohen këto taksa ne këtë fushe do te këtë një trendë te madh ne ngritjen e hyrave vetjake dhe ne ana tjetër do te ndikoj pozitivisht ne ndërprerjen e ndërtimeve jashtë planeve urbanistike;

•    Po ashtu përfaqësuesit lokal shprehin shqetësimin e tyre ne raport me te hyrat vetjake nga te mirat detare, për faktin se nga hyrat e gjithëmbarshme qe gjeneron Ulqini vetëm 20% e tyre i kthen Komunës për investime kapitale, çka do te thotë se pjesa tjetër shkojnë ne buxhetin e shtetit, ky fenomen tregon qe nuk ka elemente te decentralizimit fiskal dhe pengon zhvillimin ekonomik lokal dhe uljen e papunësisë.

Personalisht konsideroj një vizitë të frytshme dhe përvojë të mirë, duke parë për se afërmi organizimin dhe funksionimin e qeverisjes lokale në Kroaci dhe Mal të zi, dhe besoj që me këtë raport kam arrit të përshkruar në pika shkurta përmbajtjen e vizitës studimore.

Lini një Përgjigje