Është mbajtur sesioni i parë të mërkurën ‘Vizioni për Ndryshim’ në Konferencën Jubilare të Qeverisjes Lokale me titull ’10 Vite pas Decentralizimit dhe Konstitutimit të Qeverisjes Lokale – sfidat e një dekade, rrugëtimi në dekadën e dytë’.
Panelistët e këtij sesioni tematik ishin Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, z. Per Strand Sjaastad, Ambasadori Zviceran në Kosovë, z. Jean-Hubert Lebet dhe Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, z. Besnik Muçaj.
Paneli në veçanti adresoj sfidat, efektivitetin, efikasitetin dhe potencialet specifike të qeverisjes lokale në Kosovë, e po ashtu përparimet e zhvillimeve demokratike e lokale në rajon.
Të dalat nga sesioni i parë tregojnë se rëndësi e veçantë duhet të vendoset mbi gjetjen e formave dhe mekanizmave të komunikimit efektiv dhe bashkëpunimit në mes të qeverive dhe komunave. Në dekadën e radhës duhet që bashkërisht të themelohen vizione të përbashkëta në mes të partive dhe të autoriteteve të të dyja niveleve të qeverisjes në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm.
Pas panelit të parë, u vazhdua që akterë institucionalë nga Republika e Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë të vazhdojnë me panelin e radhës për të adresuar ‘Drejt Reformave’.