Hulumtimi i bërë nga Instituti KLGI “Pasqyrimi i përbërjes së Kuvendeve Komunale” pasqyron përbërjen, strukturën e Kuvendeve Komunale në komunat e Republikës së Kosovës në mandatin 2021-2025.
Analiza shtrihet në dy dimensione kyçe: trajton mjedisin politik, institucional si dhe të funksionimit të Kuvendeve Komunale; dhe analizon aspektet e ndër mandateve dhe mes dy mandateve 2017 – 2021, duke reflektuar ndryshimet në moshë, në ri-zgjedhje, si dhe pasqyrimin në aspektin gjinor.
Komunat që kanë përqindjen më të madhe të anëtareve që janë nën moshën 30-vjeçare janë:
Komuna Junik – 53.33%
Komuna Skenderaj – 38.71%
Komuna e Deçanit – 37.04%.
Këto të dhëna janë nxjerrë nga raporti i Institutit KLGI me temën “Pasqyrimi i përbërjes së Kuvendeve Komunale”, në kuadër të programit ‘Dialogu për Komunat Evropiane’ (DEM), i mbështetur nga Norwegian Embassy in Prishtina.
Për të parë dokumentin kliko KËTU