You are currently viewing U përmbyll faza e trajnimit të auditorëve socialë

U përmbyll faza e trajnimit të auditorëve socialë

U përmbyll trajnimi i auditorëve socialë, po nisë faza e ekzaminimit të projekteve, nga perspektiva e qytetarëve

Me grupin e auditorëve socialë në Komunën e Pejës, u përmbyll cikli i trajnimeve në nëntë (9) komunat sipas kalendarit të trajnimit (Mitrovicë e Jugut, Shtërpcë, Obiliq, Gjilan, Lipjan, Graçanicë, Rahovec, Dragash dhe Pejë) ku janë të përzgjedhura për t’u ekzaminuar tetëmbëdhjetë (18) projekte.

Përgjatë kësaj faze, njëqind e pesëdhjetë (150) persona janë përfshirë në procesin e auditimit socialë, qytetarë, nga angazhime, profesione të ndryshme, duke reflektuar diversitet shoqëror, gra, burra, të rinj, të moshuar, studentë, nga komunitetet etnike, nga qytetet, fshatrat, si dhe përfaqësues të grupeve të margjinalizuara.

Në secilën nga nëntë (9) komunat, në trajnime vihej në pah interesimi i qytetarëve, i grupeve të interesit (shfrytëzuesve), për t’u dhënë investimeve kapitale sa më shumë qasje efikase në përdorim, por edhe qëndrueshmëri. Ikurajuese ishin shembujt e angazhimit, që tashmë ato do të strukturohen në grupe të auditimit social.

Pas përmbylljes me sukses të kësaj faze, grupet e auditorëve socialë, kanë përcaktuar kalendarin e punës, për të nisur analizën e të dhënave (kontratave, raporteve, mbledhjes së informacioneve, si dhe parimeve dhe standardeve), të investimeve në fushat përkatëse, si edhe evidentimit të gjetjeve, përfshirë shembujt e mirë dhe mangësive.

Auditimi Social, po zhvillohet nga Instituti KLGI, mbështetet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Lini një Përgjigje