You are currently viewing U mbajt takimi i dytë me akterë për konsultim të raportit të investimeve të projekteve në nivel lokal

U mbajt takimi i dytë me akterë për konsultim të raportit të investimeve të projekteve në nivel lokal

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) në mbështetje të Ministrisë̈ për Zhvillim Rajonal (MZHR) organizoi takimin e dytë virtual me temën “Analiza për Investime kapitale të realizuara sipas rajoneve zhvillimore në vitin 2019”. Për shkak të gjendjes së shkaktuar nga pandemia COVID-19 edhe kjo punëtori është̈ realizuar online.

Punëtoria kishte për qëllim pasqyrimin dhe diskutimin e investimeve kapitale të realizuara nga Ministritë̈ e Linjës në pesë rajonet zhvillimore në Kosovë gjatë vitit 2019. Pjesëmarrës në këtë̈ takim ishin Drejtorët e Drejtorive për Zhvillim Ekonomikë nga Komunat e Kosovës.

Analiza e hartuar nga MZHR trajton shpërndarjen e investimeve kapitale të ministrive të linjës gjatë vitit 2019, para së gjithash paraqiten diferencat ndërmjet rajoneve dhe komunave në aspekt të pranimit të përkrahjes për realizimin e projekteve kapitale gjatë një viti.

Qëllimi i këtij dokumenti është që të identifikohen sektorët me potencialë zhvillimi, si dhe të marrjes së imputeve nga Komunat, Ministritë̈ e Linjës dhe Agjencitë̈ Zhvillimore Rajonale.

Instituti KLGI mbetet i përkushtuar që nëpërmes programeve edukative të punojë në ngritjen e kapaciteteve të komunave të vendit.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit ‘Mbështetje për Komuna më të Forta dhe më të Qëndrueshme (SSSM)’ i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Lini një Përgjigje