Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) , në kuadër të projektit “Nisma për të Drejtën e Pronës” (NDP)
, organizoi trajnimin për vullnetarët në rajonin e Prizrenit, që përfaqëson dallueshmëri etnike, duke përfshirë komunitetet rom, ashkali, egjiptian, si dhe zona të thella rurale
. Vullnetarët do të angazhohen në kampanjën Door-to-Door
, e cila synon zgjidhjen e çështjeve të pronës.
Projekti përmirëson qasjen në informacion për regjistrimin e pronës dhe ofron këshillim për të drejtat pronësore
, me fokus te gratë
, të rinjtë
dhe personat e cenueshëm. Qasja më e lehtë në informacion do të ndihmojë individët të kuptojnë më mirë të drejtat e tyre pronësore dhe procedurat e regjistrimit
.
Projekti zbatohet nga ATRC, bashkë-zbatohet nga KLGI dhe financohet nga Banka Botërore/Fondi për Paqe dhe Shtet-Ndërtim .