Përmbledhje e Projektit:
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) po fillon një aktivitet në kuadër të projektit Nisma për të Drejtën e Pronës (NDP), për të vlerësuar nivelet e ndërgjegjësimit në lidhje me regjistrimin e pronës dhe për të bashkëbiseduar me qytetaret mbi mekanizmat në dispozicion për të zgjidhur dhe lehtësuar çështjet e mundshme të pronës në 27 komuna te Kosovës.
Projekti Nisma për të Drejtën e Pronës (NDP), zbatohet nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), bashkë-zbatohet nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) dhe financohet nga Banka Botërore/ Fondi për Paqe dhe Shtet-Ndërtim. NDP synon të adresojë nevojën kritike për përmirësimin e qasjes në informacionin për regjistrimin e tokës dhe pronës, si dhe ofrimin e shërbimeve të këshillimit në lidhje me të drejtat pronësore për gratë, të rinjtë dhe personat e cenueshëm në Kosovë. Aktivitetet e projektit do të ndihmojnë në përmirësimin e kushteve socio-ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm dhe paqësor, duke ndihmuar komunitetet me dokumentacionin e nevojshëm dhe të mbështetur ligjërisht për forcimin e sigurisë së të drejtave mbi tokën/pronën, duke ofruar një mundësi për pjesëmarrjen e tyre në ekonominë më të gjerë dhe duke vendosur bazat për një shoqëri më të barabartë.
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) po kërkon vullnetarë të motivuar me pagesë për të na ndihmuar në zbatimin e këtij projekti të rëndësishëm. Ne jemi të vendosur të rrisim ndërgjegjësimin dhe të fuqizojmë komunitetet në lidhje me rëndësinë e regjistrimit të pronës. Ju ftojmë të bashkoheni me ne për të kontribuar në këtë nismë që synon të përmirësojë qasjen dhe dijen e komunitetit për të drejtat e pronësisë në Kosovë.
Roli i Vullnetarëve: Vullnetarët do të zhvillojnë fushata nëpër shtëpi në rajone të caktuara për të anketuar qytetarët në lidhje me ndërgjegjësimin e tyre për regjistrimin e pronës dhe mekanizmat në dispozicion për te zgjidhur dhe lehtësuar çështjet e mundshme të pronës. Çdo vullnetar do të vizitojë katër shtëpi në ditë, duke angazhuar banorët për t’i pajisur ata me njohuri të vlefshme.
Detyrat Kryesore:
- Zhvilloni vizita nëpër dyert tek shtëpitë në rajonet e përcaktuara sipas projektit.
- Administroni pyetësor për të vlerësuar nivelet e ndërgjegjësimit.
- Mbledhni, grumbulloni dhe regjistroni me saktësi të dhënat e anketës.
- Raportoni gjetjet te koordinatorët e projektit.
Kërkesat:
- Duhet të jetë student aktual i juridikut ose të ketë diplomuar së fundmi në juridik, ose të ketë përvojë pune në fushën ligjore.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe me përgjegjësi.
- Angazhim për rritjen e ndërgjegjësimit dhe fuqizimin e komuniteteve në lidhje me regjistrimin e pronave dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
- Angazhim për promovimin e mirëqenies dhe fuqizimin e komunitetit.
Benefitet:
- Mundësi për të kontribuar në zhvillimin dhe fuqizimin e komunitetit.
- Përvojë praktike në mbledhjen e të dhënave dhe angazhimin në komunitet.
- Mundësi për rrjetëzim me partnerët dhe palët interesante të projektit.
Logjistika:
- Vullnetarët do të marrin trajnim në teknikat e anketimit dhe objektivat e projektit.
- Materialet dhe mbështetja e nevojshme do të jepen.
Komunat:
- Peje, Prizren, Suhareke, Mamushe, Gjilan, Kamenice, Viti, Novobrerde, Ferizaj, Shtime, Shterpce, Lipjan, Gracanice, Dragash.
Fillimi i angazhimit:
- Shtator 2024
Si të Aplikoni:
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë:
- CV-në e tyre
- Deklaratë të shkurtër të interesit
- Certifikata mbi denimet penale (eKosova);
Afati për aplikim eshte deri më datën 26.07.2024 në emailin info@klgi-ks.com, me subject email: Emri dhe Mbiemri i kandidatit – Aplikim per Vullnetarë.
Vetëm aplikantët që zotërojnë kualifikimet e cekura do të përzgjedhen dhe do të ftohen në fazat e ardhshme të procesit të përzgjedhjes. Pjesëmarrja juaj mund të bëjë ndikim të rëndësishëm në rritjen e ndërgjegjësimit komunitar dhe sigurimin e qasjes të barabartë në të drejtat e pronësisë. Bashkohuni me ne në promovimin e një shoqërie më të informuar dhe të fuqizuar në Kosovë!
Për më shumë informacion, kontaktoni info@klgi-ks.com