Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar i cili zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë, zbaton një sërë aktivitetesh me qëllim të përfshirjes së organizatave të shoqërisë civile (OShC) në monitorimin e fondeve që komunat ndajnë për organizatat joqeveritare.
Instituti KLGI fton të gjitha OShC-të/aktivistë/e e interesuar të aplikojnë në monitorimin e zbatimit të Rregullores mbi Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve (MF – NR – 04/2017). Monitorimi do të realizohet nga 16 OShC/aktivistë, në së paku 28 komuna të shpërndara në 8 rajone. Për monitorimin e komunave të një rajoni, do të përzgjidhen dy organizata/aktivistë/e të cilët do të mentorohen dhe kompensohen nga KLGI.
Kush mund të aplikojë dhe cilat janë kriteret e aplikimit?
Të drejtë aplikimi kanë:
• Të gjitha organizatat joqeveritare të regjistruara në Kosovë, aktivistët apo grupet joformale që mund ta dëshmojnë aktivitetin e tyre;
• Kanë të paktën tri vite përvojë të angazhimit në komunitet;
• Kanë përvojë bazike në procese monitoruese të institucioneve publike.
Si të aplikoni?
Të interesuarit/at ftohen të dërgojnë:
• Certifikatën e regjistrimit të lëshuar nga institucioni përkatës; kurse për grupe joformale, një dëshmi që konfirmon aktivitetin e grupit;
• Formularin e plotësuar me të dhënat e organizatës/aktivistëve/grupit;
• Dëshmi se janë angazhuar në komunitet në tri vitet e fundit.
Si dhe deri kur mund të aplikoni?
Aplikacionet dorëzohen në postën elektronike: info@klgi-ks.com, me përshkrimin “Aplikim”, do të pranohen deri më: 2 shkurt 2024 (e premte).
Linku i thirrjes dhe formularit për aplikim: https://bit.ly/KLGITHIRRJE2024