Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar (CEA) të cilin e zbaton Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me misionin e USAID në Kosovë, zbaton një sërë aktivitetesh me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile (OShC) në monitorimin e standardeve minimale të konsultimit publik në nivel lokal.
Në këtë drejtim, KLGI fton të gjitha OShC-të e interesuara të aplikojnë në monitorimin e zbatimit të Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna. Monitorimi do të realizohet nga 16 OShC, në së paku 28 komuna të shpërndara në 8 rajone. Për monitorimin e komunave të një rajoni, do të përzgjidhen dy organizata të cilat do të mentorohen dhe kompensohen nga KLGI.
Kush mund të aplikojë dhe cilat janë kriteret e aplikimit?
- Të gjitha organizatat jo-qeveritare të regjistruara në Kosovë, apo grupet jo formale që mund ta dëshmojnë aktivitetin e tyre;
- Kanë të paktën tre vite përvojë të angazhimit në komunitet;
- Kanë përvojë bazike në procese monitoruese të institucioneve publike.
Si të aplikoni?
Të interesuarit/at ftohen të dërgojnë:
- Certifikatën e regjistrimit të lëshuar nga institucioni përkatës; kurse për grupe jo formale, një dëshmi që konfirmon aktivitetin e grupit;
- Formularin e plotësuar me të dhënat e organizatës/grupit;
- Dëshmi se janë angazhuar në komunitet në tri vitet e fundit.
Të gjitha këto dokumente duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike përmes e-mail: info@klgi-ks.com. Gjithashtu, në aplikim duhet të paraqitet rajoni të cilin dëshironi ta monitoroni sipas përshkrimit të mëposhtëm. Vetëm organizatat që hyjnë në listën e ngushtë të përzgjedhjes do të njoftohen.
KLGI-ja dhe KCSF-ja ruajnë të drejtën për ri-negocim apo ri-përcaktim të komunave të cilat do të monitorohen nga aplikantët.
Për informata shtesë mund të kontaktoni përmes telefonit në numrin: +383 (0) 38 522 000.
Afati i fundit për aplikim: 14 maj 2023.
Linku i thirrjes dhe formularit për aplikim: https://bit.ly/3ADChxa