You are currently viewing Thirrje për organizata të shoqërisë civile (OShC)

Thirrje për organizata të shoqërisë civile (OShC)

Instituti KLGI fton të gjitha OShC-të e interesuara të aplikojnë në monitorimin e zbatimit të Rregullores mbi KriteretStandardet dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQve (MF – NR – 04/2017). Monitorimi do të realizohet nga 16 OShC, në së paku 28 komuna të shpërndara në 8 rajone e përcaktuara më poshtë. Për monitorimin e komunave të një rajoni, do të përzgjidhen dy organizata të cilat do të mentorohen dhe kompensohen nga KLGI.

 Kush mund të aplikojë dhe cilat janë kriteret e aplikimit?


Të drejtë aplikimi kanë
:

  • Të gjitha organizatat jo-qeveritare të regjistruara në Kosovë, apo grupet jo formale që mund ta dëshmojnë aktivitetin e tyre;
  • Kanë të paktën tre vite përvojë të angazhimit në komunitet;
  • Kanë përvojë bazike në procese monitoruese të institucioneve publike.

Si të aplikoni?


Të interesuarit/at ftohen të dërgojnë:

  • Certifikatën e regjistrimit të lëshuar nga institucioni përkatës; kurse për grupe jo formale, një dëshmi që konfirmon aktivitetin e grupit;
  • Formularin e plotësuar me të dhënat e organizatës/grupit;
  • Dëshmi se janë angazhuar në komunitet në tri vitet e fundit.

Si dhe deri kur mund të aplikoni?

Aplikacionet dorëzohen në posten elektronike: info@klgi-ks.com, me përshkrimin “Aplikim”, aplikimet do të pranohen deri më datë: 2 maj 2023 (e marte).

Linku i thirrjes dhe formularit për aplikim:  bit.ly/3KzfzuV

Lini një Përgjigje