You are currently viewing Të dhënat nga dëgjimet buxhetore sipas shtrirjes/llojit/targetit

Të dhënat nga dëgjimet buxhetore sipas shtrirjes/llojit/targetit

Si u planifikuan konsultimet publike? Si ishte shtrirja e tyre? A ishin ato te përgjithshme? Sa fokus grupe u përfshinë? Sa dalluan kërkesat në mes dëgjimeve të përgjithshme dhe atyre me fokus grupe – a dalluan prioritetet e grave/burrave; cilat ishin kërkesat kyçe të organizatave përfaqësuese të personave me aftësi të kufizuara?

Nga analiza “Procesi i Buxhetimit në Komuna – qytetarët afër apo larg” për dëgjimet buxhetore dalin këto të dhëna:

🔹 Nga njëzet (20) raportet e paraqitura, katër (4️) komuna kanë mbajtur dëgjime buxhetore të përgjithshme

🔹 Shtatë komuna (7) kanë mbajtur tri (3) targete/lloje të dëgjimeve (zona/fshatra, institucione/sektorë dhe fokus grupe)

🔹 Një (1) prej tyre ka mbajtur takim me (subjektet politike)

🔹 Tetë ( 8 ) komuna kanë mbajtur dëgjime buxhetore me nga dy (2) target/lloje (qendra/fshatra).

Për më shumë klikoni në linkun: https://bit.ly/44cRpiU

Lini një Përgjigje