You are currently viewing Takimin  informues me Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC) në qytetin e Klinës

Takimin informues me Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC) në qytetin e Klinës

  • Post author:
  • Post category:Media
  • Post comments:0 Comments

Në kuadrin e projektit “Shoqëria Civile Promotor i Kontributit Publik”, Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), organizoi takimin e informues/konsultativ me Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC) në qytetin e Klinës.

Gjatë takimit u diskutua për rritjen e bashkëpunimit mes grupeve përfaqësuese, komunave dhe komuniteteve lokale. Njëkohësisht, u paraqit harta e procesit, përfshirë: trajnimet e OShC-ve; përfshirjen në procesin e bashkë-krijimit si dhe kontributin direkt me grupet e nën-përfaqësuara në politikat lokale.

Projekti synon konsolidimin e OShC-ve në nivel lokal, për të shërbyer si ndër- lehtësues në mes iniciativave të komuniteteve lokale dhe komunave, rritjen e kontributit profesional, nxitjen e iniciativave rajonale si dhe promovimin e proceseve integruese evropiane.

Ky aktivitet zbatohet me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” i zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva në partneritet me IDM Albania dhe Center for Research and Policy Making dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).

#SMARTBalkansProject#SMARTBalkans#IDM

Lini një Përgjigje