Grupi i Auditimit Social në Komunën e Ranillugut, me partner lokal organizatën Center for Social Affirmation of Youth, mbajtën takimin e dytë për analizimin e dokumenteve të procesit të auditimit social .
Është e vlefshme që procesi i auditimit po zhvillohet në faza të ndryshme, si në planifikim, prokurim, zbatim dhe monitorim . Në Komunën e Ranillugut, auditorët socialë vlerësuan procesin e planifikimit dhe fazat që po zhvillohen në prokurim, duke shqyrtuar në detaje dokumentet e siguruara, përfshirë edhe projektin “Qendra Informative Turistike” .
Përtej kësaj, grupi i Auditimit Social ngriti çështje që mund të ndikojnë në projekt në disa aspekte, duke përfshirë edhe ato të sigurisë, pasi projekti planifikohet të zhvillohet afër zonës së gjuetisë .
Pas kësaj faze, grupi i Auditimit Social do të zhvillojë aktivitete lidhur me projektin, përfshirë vizita në terren dhe takime me zyrtarët komunalë dhe grupet e interesit .
Projekti për Auditimin Social zhvillohet në mbështetje të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) .