Në Komunën e Drenasit, pas përfundimit të trajnimit për procesin e Auditimit Social, është siguruar një përfshirje e gjerë e qytetarëve përmes një thirrjeje publike, duke mundësuar angazhimin e komunitetit në proces.
Grupi i Auditimit Social udhëhequr nga organizata CEDE, pas sigurimit të kontratave, ka nisur analizimin duke përdorur metodologjinë e kërkimit në ueb-faqe dhe kërkesat për qasje në dokumente publike, si një mjet për të vlerësuar nivelin e transparencës së komunës.
Kontratat dhe skicat e projektit për sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci” janë marrë si dokumentacion fillestar për analizë . Ky proces përfshiu qytetarët, grupet e interesit dhe një vlerësim të veçantë për grupet e cenueshme, me qëllim të identifikimit të ndjeshmërisë dhe ndikimit të projektit tek këto grupe.
Pas këtij vlerësimi, grupi i auditimit do të dalë në terren për të inspektuar punimet dhe për të krahasuar përputhshmërinë e tyre me detajet e kontratave. Ky proces do të sigurojë gjetje të sakta .dhe rekomandime për Komunën e Drenasit, duke u mbështetur në transparencë dhe përfshirje qytetare.
Ky projekt mbështetet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.