Në kuadër të projektit “Nisma për të Drejtën e Pronës (NDP)” , Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizoi punëtori me kryetarët dhe përfaqësuesit e Këshillave Lokalë
të Komunës së Kamenicës.
Takimi shërbeu si mundësi për t’i njoftuar Këshillat Lokalë
në lidhje me të drejtën në pronë
dhe rregullimet ligjore
në këtë fushë. Gjithashtu, u diskutuan sfidat
me të cilat ballafaqohen qytetarët, me theks të veçantë gratë , të rinjtë , dhe komunitetet pakicë në komuna.
Këshillat Lokalë janë mekanizma të rëndësishëm përmes të cilëve mund të adresohen dhe zgjidhen problemet që prekin qytetarët
.
Pjesëmarrësit shprehën angazhimin e tyre për të kontribuar në përmirësimin e kushteve
për këto grupe dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit
mes institucioneve lokale
dhe komunitetit
për zgjidhjen e këtyre sfidave.
Projekti zbatohet nga ATRC dhe KLGI, dhe financohet nga Banka Botërore
dhe Fondi për Paqe dhe Shtetndërtim
.
Bëje Tënden
Regjistroje Pronën!