Drejtori ekzkekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), Besnik Tahiri, të premten ka prezantuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës analizën e KLGI-së për nivelin e decentralizimit në vendet e Ballkanit Perindimor në veçanti elemente nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
Në këtë konferencë Tahiri ka theksuar se nuk ka mundësi të këtë decentralizim të sukseshëm pa nivel qendor të fortë që qeverisë mbi parime të qeverisjes së mirë.
Në të njëjtën kohë ai ka theksuar se në shtetet e Ballkanit Perëndimor retorika e decentralizimit është shumë më e fortë se sa veprimet në terren.
Ai ka shpjeguar që Ballkani duhet të kalojë nga decentralizimi politik në atë funksional.
Sipas Tahirit, është domosdoshmëri që në gjithë rajonin të ndodh një ri-shikim funksional i decentralizimit, i cili do të kryhej sistematikisht, sektor për sektor, dhe fushë funksionale për fushë funksionale.
“Në të kundërtën, entitetet e qeverisë komunale dhe ato nacionale do të vazhdojnë të operojnë me shërbime të dobësuara dhe duke ulur nivelin e transparencës dhe llogaridhënies nga të dy nivelet e qeverisjes”, ka nënvizuar Tahiri.
Duke folur për Kosovën, ai ka prezentuar tri praktika të mira: Bashkëpunimi ndërkomunal si mundësi e mirë për zhvillim lokal; Dokumenti ‘Udhërrëfyesi për qeverisje lokale efektive dhe Pakti teritorial i punësimit i implementuar nga zyra e UNDP-së në Kosovë.
Konferenca e organizuar Ministria e Punëve të Jashtme të Francës, ALDA dhe UNDP mblodhi për dy ditë më shumë se 70 pjesëmarrës nga europa dhe vende tjera që janë pjesë e këtij rrjeti.