Tahiri në Samitin e paqes në Vjenë: Kosova, shembull unik i bashkëjetesës dhe tolerancës fetare e kulturore

Me ftesë të Qendrës për Dialog ‘KAICIID’ në Vjenë të Austrisë, në kuadër të takimeve të nivelit të lartë, Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, Besnik Tahiri, po merr pjesë, në Samitin më të madh për Paqe. Përfaqësuesi i vetëm nga Kosova, Tahiri, ka prezantuar në mesin e rreth 250 delegatëve që përfaqësojnë 50 shtete nga e gjithë bota.

Përfaqësimi në këtë Samit shërbeu si mundësi e mirë për tu takuar dhe zhvilluar rrjetëzim e kontakte me shumë personalitete botërore që janë të angazhuar në promovimin e paqes dhe qytetarisë me vlera të përbashkëta.

Tahiri para delegacioneve dhe përfaqësueseve prezent ka prezantuar rastin e Kosovës si shembull i mirë i multi-kulturalizmit, harmonisë ndër-fetare e etnike dhe bashkëjetesës kulturore. Për ta bërë edhe më të fortë këtë duhen ende përpjekje për ta forcuar trekëndëshin e bashkëpunimit në mes pushtetit lokal, vendimmarrësve dhe komuniteteve fetare.

Tahiri para të pranishmëve vuri theksin në hapat e rëndësishëm që Kosova ka bërë në forcimin e themeleve të një shteti demokratik, me fokus të veçantë në rritjen e kohezionit social në nivelin lokal duke integruar pakicat. Pavarësisht diversitetit kulturor dhe fetar, synimet e përbashkëta rezultojnë në zhvillimin e një shteti sa më demokratik që prosperon integrimet euro-atlantike.

E veçanta e kësaj është se Spanja është njëra ndër tri vendet kyçe të këtij samit, Tahiri ka pasur rastin në punët plenare të paraqes modelin e Kosovës si njëri ndër faktorët kyç të stabilitetit dhe promovimit kulturor dhe etnik.

Thënë këto, Tahiri ka konkluduar se Kosova mund të jetë shembulli më unik në botë për tolerancë ndër-fetare për shkak të mos shkaktimit të konflikteve të brendshme apo prodhimin e problemeve në mes të njerëzve.
 

Lini një Përgjigje