Studentë të Shkencave politike nga Kolegji “Fama” të prirë nga profesori i lëndës Politika Publike, Adrian Çollaku, janë takuar me drejtorin ekzekutiv të Institutit për Qeverisje Lokale (KLGI), Besnik Tahiri.
Gjatë takimit është diskutuar për rolin e instituteve Think Tank në formulimin e politikave publike.
Tahiri shpjegoi rolin institutit që ai drejton në hartimin e politikave, programeve, dokumenteve strategjike, qoftë për nivelin qendror apo atë lokal.
Ai tha se politikat publike janë të lidhura fort me racionalizimin e veprimit publik. Vlerësimi i politikave publike synon të përcaktojë se në çfarë mase një politikë publike ka arritur objektivat e vendosura dhe ka prodhuar impaktet e pritura nga publiku.
“Zgjidhja e problemeve varet nga kapacitete e vet qeverisë. Ndonëse vërehet ulje e ndikimit të legjislativit, në shumë aspekte ai luan rol të rëndësishëm në politikat publike. Kjo varet nga kapaciteti përfaqësues i tyre, nga kontrolli i partive politike, nga rregullat e brendshme, nga kapacitetet dhe profesionalizmi ilegjislativit”, ka thënë Tahiri.
Më tej Tahiri u përgjigj edhe në pyetjet rreth politikave publike të cilat i parashtruan studentët e Kolegjit “Fama”.