Rreth KLGI

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) është një institut think-tank i dedikuar për të përmirësuar dhe forcuar qeverisjen lokale në Kosovë.

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) është themeluar nga një grup ekspertësh në fushën e qeverisjes lokale. KLGI është nië institucion profesional i bazuar në modele ndërkombëtare që kanë për qëllim angazhimin e madh të vendit lidhur me proceset e integrimit në Bashkimin Evropian. Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale synon të kontribuojë në vazhdimin e procesit të reformave në çështjet e qeverisjes lokale dhe të avancojë sistemin e decentralizuar të qeverisjes, me theks të veçantë në rritjen e llogaridhënies dhe zhvillimin e kapaciteteve në nivel komunal.

Fokusi i KLGI është në konsolidimin demokratik dhe mirë-funksionimin e institucioneve të nivelit lokal lidhur me praktikat dhe trendët bashkëkohorë. Në këtë perspektivë, KLGI është aktive përmes hulumtimeve, avokimit, rrjeteve, këshillave për politika publike, ngritjen e kapaciteteve dhe forma të tjera të mbështetjes për qeverisjen lokale.