Vendosja e rregullit në fushën e inspektimeve duhet të lehtësojë të bërit biznes dhe njëkohësisht të sigurojë mekanizma për të drejtat e punëtorëve

Në kuadrin e platformës “Kosova që duam” në fushën “punë dhe jetë të dinjitetshme”, Fondacioni Friedich Ebert Stiftung (FES) dhe Instituti KLGI mbajtën konferencën me temën “Mekanizmat institucionalë për mbrojtjen e punëtorëve”, ku u fol për instrumentet që kanë në dispozicion institucionet për të siguruar zbatim të kontratës kolektive, sigurinë në punë dhe pagesat e rregullta të kontributeve dhe të pensioneve.

Konferenca mblodhi akterët institucionalë, shoqërinë civile, sindikatat për të diskutuar dhe nxjerr rekomandime dhe konkluzione se si duhet të ndër-veprojnë aketërt në funksion të zbatimit të legjislacionit dhe përmirësim të kushteve të punës për punëtorët.

Drejtori ekzekutiv i Institutit KLGI, z. Besnik Muçaj, theksoi se është krijuar momentumi që në kuadër të procesit të reformave të fuqizohen mekanizmat institucionalë dhe të vendoset rregull në fushën e inspektimeve.

Janë mbi 30 lloje të inspektorateve dhe mungesa e një standardi të inspektoratit pengon edhe bizneset, duke pasur parasysh se kontrollet e shpeshta dalin pengesa në të bërit biznes. Një strukturim dhe dakordim i përbashkët, i shërben një procesi më dinamik, një kontrolli të përhershëm. Në anën tjetër shteti nuk i ka eksploruar të gjithë mekanizmat e vet që në zbatimin e kontratave kur paguhen nga fondet publike të rritet mbrojtja e punëtorëve, njëkohësisht të ulet informaliteti, këtu po flasim edhe për një numër të madh të shërbimeve.

Është e rëndësishme të mos shtohen paqartësitë e kompetencave dhe të ketë një sistem unik të inspektorateve në Kosovë, duke u rritur edhe koordinimi në mes dyja niveleve (qendror dhe lokal) për të fuqizuar zbatimin e ligjeve përmes kontrolleve inspektuese.

Për institutin KLGI, me fokus të veçantë ishte të bënte bashkë akterët për të diskutuar dhe nxjerrë rekomandime që në procesin e reformës në inspektorate të gjinden mekanizma që shtojnë komunikimin dhe koordinimin në mes nivelit qendror dhe local.