Qeverisja lokale duhet të fuqizojë memorien institucionale dhe ta ruaj kohezionin

Në kuadrin e angazhimeve të përbashkëta të Institutit KLGI me akterët tjerë, në mbështetje të nivelit lokal dhe përpjekjeve për fuqizimin e memories dhe vazhdimësisë institucionale, Instituti KLGI u përfaqësua në punëtorinë organizuar nga MAPL dhe e mbështetur nga OSBE. Me këtë rast, z. Sadri Rrmoku prezantoi në këtë ngjarje, ku njëherësh ishte fasilitues i grupit punues me temën “Zhvillimi Ekonomik Lokal”.

Punëtoria kishte për synim që problemet dhe rrugëtimi i mandatit politik të nxjerrin mësime për strukturën e re.  Kjo ngjarje nxori në pah problemet e vazhdueshme nga pushteti lokal aktual dhe në vazhdim do të ofrojë një mundësi për shkëmbimin e përvojave, për të ndihmuar kryetarët e ardhshëm të kuptojnë çështjet më urgjente.

Në fokus ishin tri çështje në trajtim: shkëmbimi i mësimeve të nxjerra, ide dhe zgjidhje për të tejkaluar problemet; nxjerrje në pah të praktikave më të mira të qeverisjes së mirë në nivel lokal dhe shqyrtimi i mundësive për përmirësime të përbashkëta.

Kjo punëtori është rrjedhë e asaj  se qeveritë lokale të sapo zgjedhura nuk informohen në mënyrë të duhur  nga paraardhësit e tyre lidhur me përballimin e sfidave në qeverisjen lokale, e të cilat mund të jenë me rëndësi dhe interes të përbashkët për qeveritë e reja që kërkojnë mbështetje të politikave nga lartë-poshtë.

Për këtë arsye, problemet e vazhdueshme të politikave kanë devijuar vendim-marrjen lokale dhe kanë çuar në rezultate të paarsyeshme në të kaluarën. Ministria dhe akterët mbesin të interesuar që të ndryshojnë status quo-në duke ndihmuar një proces tranzicioni të qetë dhe stimulues për të ndihmuar kryetarët e ardhshëm të kuptojnë problemet praktike që në fillim.

Instituti KLGI mbetet i përkushtuar që edhe përmes platformave të tij ta ruaj vazhdimësinë dhe rritjen e shkëmbimit të përvojave në mes strukturave politike dhe atyre administrative, e njëkohësisht të kontribuojë në hartimin e politikave të qëndrueshme për t’i dhënë funksionalitet nivelit lokal.