Po vazhdon mbështetja për avancimin e financimit të qëndrueshëm të komunave Instituti

Instituti KLGI, në kuadrin e bashkëpunimit dhe mbështetjes për Ministrinë e Financave, organizuan punëtorinë tre (3) ditore për draftimin e Projektligjit të Financave të Pushtetit Lokal.

Grupi, punues i udhëhequr nga Ministria e Financave, Ministritë e linjës (MAPL; MASHT; MSH); përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës; projektit DEMOS, analizuan opsionet nga koncept-dokumentit dhe komentet nga procesi i konsultimit për t'i normuar në Projektligj.

Ky proces, do të vazhdojë me takimet finalizuese nga grupi punues; konsultimet me akterët për Projektligjin dhe procesin e konsultimit publik. Instituti KLGI dhe partnerët do të angazhohen që procesi të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe konsultues.

Në këtë kuadër, Instituti KLGI, po vazhdon programin specifik të trajnimit për dikasteret që lidhen me financat e pushtetit lokal; dhe diskutimeve lidhur me rregullativën përcjellëse në këtë fushë.