Planifikimi i qëndrueshëm dhe real në komuna, udhërrëfyes për drejtimet zhvillimore

Në përmbyllje të modulit me temën “Ngritja e “Ngritja e Kapaciteteve të Zyrtarëve Komunal për Planifikim Strategjik”, bashkarisht me pjesëmarrësit u reflektua mbi mësimet e nxjerra dhe në formë analize u trajtuan planet zhvillimore aktuale komunale dhe ndërlidhja e tyre me fondet zhvillimore.

Përgjatë sesioneve, diskutimeve dhe punëve në grupe u theksua se paqartësitë ligjore, procedurale dhe funksionale në mes niveleve të qeverisjes, për komunat po dalin si pengesë e madhe në zbatim funksional të kompetencave dhe shërbimeve. Si pasojë e kësaj komplikueshmërie, komunat nuk po arrijnë të hartojnë politika dhe plane të qëndrueshme zhvillimore.

Krejt në fund u theksua domosdoshmëria që procesi i reformës të shtyhet paralel me ri-shikimin funksional të decentralizimit, duke adresuar kërkesën që ky proces duhet të ndodh kujdesshëm dhe sistematikisht, sektor për sektor, dhe fushë funksionale për fushë funksionale.

“Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”.