Pa koordinim ndër-institucional nuk mund të kemi shërbime publike efikase

Në hapësirat e Institutit KLGI u mbajt punëtoria me temën “Avancimi i praktikave për menaxhim efikas të shërbimeve publike; bashkëpunimi ndër-komunal dhe menaxhimi i hapësirave të përbashkëta të banimit”. Në këtë ngjarje prezantuan z. Besnik Kamberaj, nga MAPL dhe z. Driton Tafallari nga organizata Developing Together.

Duke folur për shërbimet e përbashkëta mes komunave u theksua se duhet pasur parasy...sh mundësitë që ofron Ligji për Bashkëpunim Ndër-Komunal. Kjo duke pasur parasysh faktin se ky është një instrument/platformë praktike e zhvillimit lokal që synon avancimin e interesave dhe mirëqenies së qytetarëve. Përderisa u vu në pah se ky mekanizëm nuk po shfrytëzohet mjaftueshëm nga komunat në veçanti tek projektet e përbashkëta strategjike.

Ndërkaq sa u përket hapësirave publike dhe atyre të banimit u tha se komunat dhe gjithë akterët tjerë duhet të ofrojnë planifikim të mirëfilltë, strategjik, të balancuar, gjithëpërfshirës dhe të integruar duke prekur shumë fusha sektoriale dhe secilin dimension jetësor duke nisur nga planifikimi i banimit e deri tek planet strategjike.

Në fund të kësaj punëtorie ishte konkludim i përbashkët se është domosdoshmëri vendosja e një komunikimi të strukturuar në mes niveleve të qeverisjes si mekanizëm për të adresuar sfidat që dalin nisur nga zbatim të legjislacionit e deri tek financimi i qëndrueshëm i shërbimeve.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Forcimi i kapaciteteve të sektorëve strategjik komunal”, që mbështetet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.