Në punëtorinë dy ditore të organizuar nga Instituti KLGI, u hartuan kriteret e financimit të shërbimeve sociale në nivel lokal

Instituti KLGI në mbështetje të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies sociale ka mbajtur punëtorinë me Grupin Punues për përgatitjen e Formulës së Financimit për Grantin e Veçantë për Shërbime Sociale. Në këtë proces, janë analizuar propozimet e grupit punues nga eksperti, duke ofruar opsione dhe modele mbi praktikat e financimit në këtë fushë.

Përgjatë takimit janë përcaktuar kriteret e financimit të shërbimeve sociale, që do të përfshihen në Ligjin e Financave të Pushtetit Lokal, ndërkaq bazuar në standardet minimale të shërbimeve sociale në udhëzim administrativ do të detajohen indikatorët e formulës së Grantit të Veçantë për Shërbime Sociale.

Granti i Veçantë për Shërbimet Sociale shërben për financimin e kostos së ofrimit të shërbimeve sociale në nivel komunal bazuar në standardet minimale. Kriteret e financimit kanë për qëllim adresimin e problemeve në financimin aktual dhe politikat e reja në këtë fushë.

Ky aktivitet është në vazhdën e angazhimeve në procesin e draftimit të Projektligjit për Financat e Pushtetit Lokale, i shtrirë në çështjet specifike që adresohen në këtë proces.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit ‘Mbështetje për Komuna më të Forta dhe më të Qëndrueshme (SSSM)’ i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.