Media dhe Shoqëria Civile, artikulues të shqetësimeve të publikut

Në kuadër të programit “Një përpjekje drejt një qeverisje lokale të qëndrueshme dhe funksionale”, Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale mban dy sesione pune me temën “Fuqizimi i rolit të Shoqërisë Civile dhe Medias në Nivelin Lokal” në hapësirat e Institutit KLGI.

Sesionet e trajnimit kanë për fokus median dhe shoqërinë civile pasi që roli i raportimeve nga mediat dhe aktivizimi i shoqërisë civile shihen si parakusht thelbësor i qeverisjes së mirë. Andaj, fuqizimi i mediave lokale dhe komunikimi i ndërsjellë me komunat duhet të shihen si një ndër parakushtet kryesore për një qeverisje të mirë.

Trajnimi dy-ditor përfshin regjionin e Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës, dhe si i tillë trajton tema që në thelb shtrojnë nevojën për intervenim dhe përmirësim të gjendjes në fushën e qeverisjes lokale në terren.

Trajnimi ka për synim edhe prezantimin e punës dhe rezultateve të qeverisjes lokale si dhe fuqinë e internetit, kanalit youtube, portaleve dhe rrjeteve sociale që shpesh herë mund të shihen si mundësi të pashfrytëzuara nga komunat dhe zyrat për informim.

Kjo ka të bëjë edhe me aspektin se qytetarët, mediat, shoqëria civile duhet të luajnë rolin e tyre duke i mbajtur llogaridhënës akterët lokal për të parë përmbushjen e premtimeve dhe vizionin që është pasqyruar.

“Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”.