Mbështetja e Komunave forcon themelet e modelit evropian të Kosovës

Kur Instituti KLGI po mbush gati një dekadë punë, në këtë funksion në ngjarjen tonë vjetore të fund vitit dëshirojmë t’i ndajmë me ju disa konstatime për gjendjen në qeverisje lokale:

- Legjislacioni i prodhuar 10 vite para për komunat, ishte i domosdoshëm për synimet politike dhe strategjike te shtetit dhe pavarësisë si dhe për akomodim të minoriteteve;
- 10 vite pas, gjendja ne teren tregon se kësaj kornize i ka skaduar afati, se komunat ka evoluar, dhe se ka nevojë që korniza e ardhshme e politikave dhe legjislacionit t’i kthej komunat gjenerator të zhvillimit;

Ja tri çështje kyçe që reflektohen si sfida zinxhirore për komunat tash e një dekadë:

1. Paqartësitë, dhe dykuptimësitë ligjore janë duke e penguar qëndrueshmërinë dhe shërbimet nëpër komuna

- Sipas vlerësimeve tona janë 52 ligje nxjerrin obligime të ndryshme për komuna, dhe si rrjedhojë shumica e komunave përballen me probleme serioze në zbatim
- Në fakt ligjet sektoriale gradualisht e zhvesh Ligjin bazik të vetëqeverisjes duke prodhuar për komuna paqartësi në zbatim
- Kjo situatë ka krijuar shumë adresa të llogaridhënies dhe ju ka krijuar probleme të mëdha kryetarëve të komunave.

2. Mungesa e Financimit të Qëndrueshëm - Kapacitetet e dobëta në planifikim;

- Instituti në të gjitha hulumtimet e veta gjen evidencë se formula e tanishme e financimit të komunave nuk garanton shërbime cilësore dhe zhvillim të qëndrueshëm
- Grantet specifike, ai i arsimit dhe shëndetësisë kanë formulë nuk përgjigjen kontekstit dhe problemeve reale të komunave dhe për vlerësimin tonë janë të gabuara
- Mjetet financiare që janë në diskrecion të ministrive që pothuajse janë të përafërta me grantin e përgjithshëm mbi (170 milionë) nuk kanë kritere të qarta të shpërndarjes dhe për rrjedhojë nuk prodhojnë investime dhe zhvillim të barabartë
- Prej 38 komunave, për 14 komuna nën 22,000 në vitin 2016 është dashur të ndahet kontingjent korrektues i formulës së financimit. Pra, këto komuna në mungesë të financimit të qëndrueshëm rrezikojnë ofrimin e shërbimeve.

3. Reformat : Administrata, efikasiteti, dhe zgjedhjet

- Janë tri ligjet e reformës së administratës që duhet të kalojnë për të rregulluar barazinë në titull, në pagë dhe në avancim. Parimi është i thjeshtë: paga e njëjtë për punën e njëjtë.
- Kemi pasur 8,000 tituj e tash kemi 3,000 tituj;
- Kemi raste kur një zyrtarë me detyrën e njëjtë ka koeficient e pagë të ndryshme. Dallimi është edhe brenda komunës edhe në mes të komunave;
- Përtej kësaj, është domosdoshmëri e kohës nisja e shërbimeve të integruara që do të shmangte një varg pengesash e procedurash që po e pengojnë zhvillimin. Kjo vjen si mekanizëm që e kthen administratën në gjenerator të zhvillimit e jo pengesë e saj.
- Forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndër komunal si dhe për më shumë bashkërendimi i agjendës zhvillimore në mes të Asamblesë dhe Ekzekutivit është qelës i suksesit.
- Pas një procesi të stërzgjatur, Kosova domosdo duhet të nis debatin për reformën zgjedhore. Kjo vjen edhe si rrjedhojë që ka kontestim serioz të këtij sistemi zgjedhor.

Andaj, një proces i analizës së thellë funksionale dhe adresimit përmes reformës është i domosdoshëm. Kjo jo vetëm si konstatim por si mekanizëm për të rritur kredencialet e një shteti funksional dhe demokratik.

E njëkohësisht si udhërrëfyes i aspirimit në familjen evropiane, duke forcuar themelet e këtij modeli në nivelin lokal.

Bazuar në këto tri shtylla, KLGI me mbështetjen e Qeverisë Norvegjeze po nis programin 3 vjeçar ‘Mbështetje për Komuna më të Forta dhe më të Qëndrueshme’ që ka për synim forcimin e komunave dhe ndërtimin e mekanizmave që rrisin qëndrueshmërinë e Pushtetit Lokal.

Krejt në fund shpreh falënderim dhe mirënjohje për gjithë sukseset e përbashkëta, vazhdoi ta them se Qeverisja Lokale ka sfida të mëdha, por jo të pa kalueshme. Andaj, ta hedhim shikimin përpara, pasi që kemi shumë punë për të bërë bashkë, dhe do të doja të shoh një zell të ngjashëm sikurse këtu edhe në nisma tjera.