Komunat dhe niveli qendror duhet të flasin me një zë

Instituti KLGI, mbajti modulin e dytë të programit LGA ku në sesione të ndara u trajtuar relacionet në mes nivelit qendror dhe atij lokal. Në fokus ishin aspektet strategjike dhe zhvillimore të komunave dhe reforma e administratës nëpërmjet koordinimit të politikave, agjendave të përbashkëta dhe financimit adekuat të kompetencave.

Përtej kësaj, u analizuan edhe modelet rajonale në veçanti procesi i reformës së qeverisjes lokale (vendore) që ka ndërmarrë Shqipëria në funksion të adresimit të sfidave zhvillimore dhe integrimit evropian.

Përgjatë sesione, diskutimeve dhe punëve në grupe u theksua se paqartësitësitë ligjore, procedurale dhe funksionale në mes nivele të qeverisjes, që për komunat po dalin si pengesë e madhe në zbatim funksional të kompetencave dhe shërbimeve. Ku si pasojë e kësaj komplikueshmërie komunat nuk po arrijnë të hartojnë politika dhe plane të qëndrueshme zhvillimore.

Gjatë diskutimeve u vu theksi edhe tek menaxhimi financiar nga komunat duke pasur parasysh se Ligji për Financat e Pushtetit Lokal (LFPL) ka për qëllim forcimin e autonomisë fiskale dhe të përgjegjësive të komunave për menaxhimin – në proporcion me kompetencat e tyre për ofrimin e shërbimeve – dhe në të njëjtën kohë sigurimin e një kornize efikase për përgjegjësi fiskale ndërinstitucionale.

Përderisa nëpërmes shembujve, u analizuar fushat dhe sektorët funksional në komuna, ku u pa qartë se qeverisja lokale ende vazhdon të funksionoj në paqartësi, nisur nga mungesa e kohezionit të politikave dhe legjislacionit, menaxhimit ad-hoc, komplikueshmëria e procedurave, mbikëqyrja dhe llogaridhënia e dobët, e deri tek mungesa e përfshirjes së qytetarëve në vendim-marrje.

Krejt në fund u theksua domosdoshmëria që procesi i reformës të shtyhet paralel me ri-shikimin funksional të decentralizimit. Duke adresuar kërkesën që ky proces duhet të ndodh kujdesshëm dhe sistematikisht, sektor për sektor, dhe fushë funksionale për fushë funksionale.