Intervista e Drejtorit Ekzekutiv të Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale z. Besnik Tahiri për programin e mëngjesit në Radio Televizionin e Kosovës.

Në këte emision z. Tahiri prezantoi të gjeturat analizës së prezantuar nga Instituti KLGi mbi gjendjen e përgjithshme buxhetore dhe linjat e operimit të komunave në raport me shpenzimet komunale.

Theks të veçantë në këtë analizë patën aspektet krahasues të trendeve buxhetore dhe perspektivat zhvillimore të tyre dhe po ashtu, sfidat, sukseset dhe perspektivat në raport me mbledhjen, menaxhimin dhe shpenzimin e mjeteve financiare nga komunat.