Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizoi punëtorinë me temën “Sfidat me të cilat ballafaqohen komunitetet në nivelin lokal”.

Punëtoria e cila u mbajt në Mitrovicën e Veriut, kishte për qëllim diskutimin dhe adresimin e problemeve dhe sfidave me të cilat ballafaqohen komunitetet në nivel lokal.


U theksua se aktivizimi sa më i madh i komuniteteve dhe përfaqësimi institucional i tyre luan një rol të rëndësishëm në eliminimin e sfidave me të cilat ballafaqohen, njëkohësisht ndikon në mirëqenien e tyre.
Andaj, niveli lokal duhet t’u përgjigjet sfidave dhe problemeve me të cilat përballen komunitetet, nëpërmes dialogut dhe komunikimit sa më efektiv, si mekanizëm i njohjes dhe adresimit të pritjeve dhe kërkesave të tyre.
Megjithatë u theksua se organizatat e shoqërisë civile luajnë një rol të rëndësishëm në mbajtjen e strukturave politike si përgjegjëse ndaj popullatës të cilës ata i shërbejnë.


Instituti KLGI mbetet i përkushtuar në analizat dhe studimet që i kontribuojnë̈ praktikave efektive të qeverisjes lokale në Kosovë.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit ‘Dialogue for European Municipalities (DEM)’ i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.