Instituti KLGI po forcon platformën e shoqërisë civile në nivel lokal

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale ka filluar trajnimet bazike me Organizatat Joqeveritare lokale me qëllim të ofrimit të njohurive për konceptin bazik të angazhimit civil në qeverisjen lokale. Angazhimi civil përfshin thuajse të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me çështje publike në vendimet që prekin jetën e qytetarëve.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, Besnik Muçaj, vuri theksin e rolit të shoqërisë civile në vendimmarrje me qëllim të krijimit ose përmirësimit të politikave publike, procedurave dhe praktikave lokale në favor të krijimit të mirëqenies së qytetarëve.

Strategjitë e avancuara për pjesëmarrjen publike, promovojnë përgjegjësinë, rrisin besimin dhe forcojnë përkushtimin e vendimmarrësve drejt përmirësimit të qeverisjes.

Pjesëmarrja qytetare si synim ka bashkërendimin dhe koordinimin e veprimeve në mes institucioneve, shoqërisë civile, sektorit privat dhe publikut në përgjithësi. Qëllimi i pjesëmarrjes qytetare është të promovojë transparencën, të inkurajojë qeverisjen e hapur dhe të krijojë pronësi qytetare në politikat publike.

Trajnimet do të vazhdojnë ditët dhe javët e ardhshme, ku në fokus kanë forcimin e kapaciteteve të organizatave dhe nxitjen e ndërtimit të agjendave të përbashkëta të shoqërisë civile dhe nivelit lokal. Ky aktivitet vjen si rezultat i nevojës për kontribut të organizatave që veprojnë në fusha specifike për shoqërinë civile në nivel lokal.