Instituti KLGI organizon punëtori për diskutimin e skemave institucionale për mbështetje të bizneseve

Në vazhdën e mbështetjes për institucionet qendrore dhe lokale Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizoi punëtorinë me akterët për diskutuar për skemat institucionale për mbështetje të bizneseve.
Qëllimi i realizimit të kësaj punëtorie, është konsultimi dhe diskutimi me partnerët strategjikë vendorë dhe ndërkombëtarë që programet qeveritare, me theks të veçantë të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZhR), të jenë në funksion të zhvillimit të balancuar socio-ekonomik.

Përgjatë punëtorisë u theksua se është e nevojshme që çdo vit të implementohen programe për zhvillim rajonal të balancuar të cilat kanë impakt të drejtpërdrejt në zhvillimin e bizneseve dhe në zgjerimin e kapaciteteve të tyre prodhuese apo shërbyese.

E rëndësishme është që koncepti i zhvillimit rajonal i domosdoshëm, në shumë faza bëhet edhe më kuptimplotë edhe në kohën e sfiduar nga pandemia me Covid-19. Megjithatë, bashkëpunimi në projekte të përbashkëta komunale dhe ndërlidhja e tyre me mekanizmat tjerë, krijon një ndërveprim dhe strukturë kompakte që mbështetja të jetë më serioze dhe më e strukturuar për nevojat e domosdoshme të bizneseve.

Instituti KLGI në rolin e vet, si mision ka të krijojë një sinergji të re në funksion të bashkëpunimit dhe të avancimit të politikave. Njëkohësisht të kontribuojë me pikëpamjet profesionale në fushat, ku vlerësohet nga institucionet që janë të nevojshme dhe relevante.

Ky diskutim ishte në kuadrin e mbështetjes profesionale që po ofron Instituti KLGI për Institucionet në ngritjen e kapaciteteve dhe hartimin e politikave dhe legjislacionit në fushën e qeverisjes lokale.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit ‘Mbështetje për Komuna më të Forta dhe më të Qëndrueshme (SSSM)’ i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.