Instituti KLGI fasiliton vizitën e delegacionit të Komunës së Kamenicës në Bashkinë e Tiranës

Në kuadrin e angazhimeve me komunat, Instituti KLGI po fasiliton vizitën e delegacionit të Komunës së Kamenicës në takimet që po zhvillohen në Bashkitë e Shqipërisë (Tiranë, Kamëz dhe Fier).

Delegacioni i kryesuar nga Kryetari i Komunës së Kamenicës, z. Qëndron Kastrati dhe i përbërë nga Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, znj. Majlinda Krasniqi, dhe Udhëheqësja e Zyrës për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve, znj. Arta Jerliu u pritën në takim nga Nënkryetari i Tiranës, z. Arbjan Mazniku; Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë; Drejtoresha për Turizëm dhe Promovim të Investimeve dhe Këshilltarja e Krybashkiakut Veliaj.

Në takim u diskutua lidhur më nisjen e bashkëpunimit dhe gjetjen e mbështetjes, me fokus në fushën e zhvillimit ekonomik; reformën në edukim; si dhe shkëmbimin e përvojave në promovimin e turizmit.

Takimi u fasilitua nga Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, z. Besnik Muçaj, i cili ka theksuar se Instituti KLGI do të jetë i angazhuar në trajtimin e sfidave të identifikuara, e po ashtu sektorët e tjerë me interes.