Instituti KLGI do të analizojë dhe adresoj në hollësi çështjet e trajtuara nga forumi

Instituti KLGI në kuadrin e angazhimeve në fushën e qeverisje lokale, po vazhdon të mbështes në aspektin profesional dhe teknik forumin konsultativ Qeveri-Komuna.

Si i tillë koncepti i forumit është i dizajnuar bashkërisht dhe me kërkesë të qeverisë, i cili ka për synim të forcojë dialogun ndërinstitucional dhe gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta në funksion të forcimit të qeverisje lokale.

Në kuadrin e agjendës së Qeverisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2019 (ZHEL), Instituti KLGI do të analizojë në hollësi çështjet e trajtuara nga forumi. Po ashtu, do të adresojë çështje e identifikuara nga puna e përbashkët me komunat dhe angazhimi direkt në avancimin e financimit të qëndrueshëm komunal që të paraqes rekomandime për qeverinë, komunat dhe partnerët në funksion të kësaj agjende.

Instituti KLGI mbetet i përkushtuar të shërbej si inter-lekutor në angazhimet e qeverisjes qendrore dhe lokale, njëkohësisht nëpërmjet programeve do të ketë fokus në intervenimin në sfidat e dala nga kërkesat direket të komuanve.