Instituti KLGI dhe MZHR nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi ​

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për avancimin e zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë.​

Ky memorandum ka për qëllim përcaktimin e fushave të bashkëpunimit ndërmjet KLGI dhe MZHR, realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, si dhe bashkëpunimin në fushat e tjera të zhvillimit rajonal. ​

Instituti KLGI dhe MZHR do të përkrahin njëra-tjetrën në hartimin e politikave në fushën e zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar, përmes zhvillimit të sektorit privat. Njëkohësisht të koordinojnë aktivitetet lidhur me zhvillimin e performancës rajonale, përmes hartimit të dokumentit “Indikatorët Socio – Ekonomik Rajonal”.​

Para se gjithash, parashihet krijimi i mundësive të reja për ofrimin e shërbimeve profesionale në nivel lokal dhe rajonal, si dhe të krijimit të një mjedisi më atraktiv biznesor.