Instituti KLGI dhe MAPL intensifikojnë partneritetin strategjik në interes të mbështetjes së komunave

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) thelloi bashkëpunimin me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me synim për fuqizimin dhe zhvillimin e mëtejmë të nivelit lokal.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në emër të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, marrëveshjen e nënshkruar nga ministri, e paraqiti sekretarja e përgjithshme, znj. Rozafa Ukimeraj, dhe u nënshkrua nga drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, z. Besnik Muçaj.

Qëllimi i marrëveshjes lidhet me forcimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit strategjik në mes MAPL-së dhe Institutit KLGI dhe konsiston në forcimin e mëtejmë të demokracisë lokale, promovimin e parimeve të qeverisjes së mirë dhe përmirësimin e performancës. Kjo synohet të arrihet nëpërmjet komunikimit të vazhdueshëm, aktiviteteve të ndërsjella në fokus qeverisjen lokale, shkëmbimit të ideve dhe ekspertizës profesionale dhe forcimin e komunikimit ndër-institucional.

Instituti KLGI dhe MAPL në vazhdimësi kanë promovuar dhe kanë ndërmarrë iniciativa të përbashkëta në interes të komunave, ndërkaq marrëveshja hap një kapitull të ri të vendosjes së synimeve strategjike për zhvillimin e programeve dhe projekteve në interes të komunave dhe qytetarëve.