Fuqizimi i programeve dhe politikave qeverisëse në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm

Drejtori Ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, z. Besnik Muçaj, priti në takim z. Valon Shabani, drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim në Komunën e Dragashit. Në fokus të takimit ishte fuqizimi i programeve dhe politikave qeverisëse në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm.

Përgjatë takimit diskutuan edhe për thellimin e bashkëpunimit, me një agjendë përmbajtjesore në funksion të fuqizimit të politikave dhe programeve, duke mundësuar zhvillim të qëndrueshëm dhe rritjes së kohezionit në këtë komunë.

Instituti KLGI do të vazhdojë të bashkëpunojë dhe dizajnojë programe bazuar në nevojat e komunave për fuqizimin e kapaciteteve komunale.