Forcimi i mekanizmave të shoqërisë civile rrit potencialin profesional në shërbim të politikave profesionale

Instituti KLGI në bashkëpunim me organizatën "Jakova Innovation Centre" mbajti takimin e radhës regjional në Gjakovë, i cili bëri bashkë organizatat e shoqërisë civile në nivel lokal, për të diskutuar lidhur me format e fuqizimit të mekanizmave të shoqërisë civile dhe për rritjen kërkesave për llogaridhënie efektive nga institucionet lokale.

Takimi regjional kishte për qëllim adresimin e sfidave dhe problemeve në të cilat hasin organizatat e shoqërisë civile në nivel lokal në funksionimin e tyre, e po ashtu për të identifikuar mundësitë dhe shkëmbyer përvojat e mira në avancimin e tyre. Për më tepër ky takim kontribuon në rritjen e komunikimit të strukturuar në mes akterëve lokalë që konsiston me hartimin e agjendave të përbashkëta të bashkëpunimit dhe ndërveprimit.

Para se gjithash, mekanizmat efektivë, funksionalë dhe të qëndrueshëm të bashkëpunimit konsiderohen si një parakusht kryesor për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për pjesëmarrjen e shoqërisë civile në krijimin e politikave nivel lokal. Ndër funksionet kyçe të shoqërisë civile është kontributi që mund të jap në zhvillimin demokratik të institucioneve lokale përmes mbikëqyrjes në forma të ndryshme të aktiviteteve të këtyre të fundit, duke ndikuar pozitivisht në transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve.

Rritja e kërkesave për llogaridhënie, transparencë dhe monitorimi efektiv shtynë komunat të jenë më të përgjegjshme karshi qytetarëve, e po ashtu rritet interaksioni në mes vendimmarrësve dhe qytetarëve përtej diskutimeve formale, duke vendosur fokus në problematikat e veçanta

Megjithatë, shoqëria civile duhet parë si mekanizëm kyç, duke ftuar në procesin e konsultimit publik për nismat legjislative, si dhe në procesin e vendimmarrjes e të politikëbërjes. Andaj, me qëllim të fuqizimit të këtij bashkëpunimi, shoqëria civile duhet të jetë në hartimin e legjislacionit dhe politikave strategjike institucionale përmes pjesëmarrjes në debate, takime dhe konsultime publike.

Në këtë formë organizatat e shoqërisë civile të rrisin ndikimin e tyre në mënyrë të qëndrueshme dhe si rezultat të jenë pjesë përbërëse e ndërtimit të politikave në nivelin lokal në të mirë të qytetarëve. Njëkohësisht do të përmirësonte pozicionimin e saj në drejtim të mbajtjes së qeverisë të përgjegjshme në raport me qytetarët.

Takimi regjional kishte për qëllim adresimin e sfidave dhe problemeve në të cilat hasin organizatat e shoqërisë civile në nivel lokal në funksionimin e tyre, e po ashtu për të identifikuar mundësitë dhe shkëmbyer përvojat e mira në avancimin e tyre.

Ky takim i përbashkët do të jetë mundësi e mirë edhe për të krijuar rrjetëzim dhe bashkëpunime të mundshme përgjatë veprimtarive të organizatave të shoqërisë civile që operojnë në nivel lokal.