Drejtori Ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Valmir Gashi, është pritur në takim nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Përgjatë takimit u diskutua për sfidat dhe problemet e qeverisjes lokale në përgjithësi dhe hartimin e politikave të reja në fushën e qeverisjes lokale.
Drejtori ekzekutiv i Institutit KLGI, Valmir Gashi, duke shprehur mbështetjen për hartimin e politikave të reja për MAPL-në, theksoi se është e nevojshme të forcohen kapacitetet e komunave me qëllim që të tejkalohen sfidat dhe problemet e qeverisjes në nivel lokal dhe të ngriten standardet e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, falënderoi Institutin KLGI për mbështetjen profesionale në hartimin e politikave dhe legjislacionit në nivel lokal.

Instituti KLGI do të mbështesë Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal në hartimin e legjislacionit, nëpërmjet programit “Dialogu për Komunat Evropiane – DEM”, i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë.

Po ashtu, KLGI mbetet i përkushtuar në analizat dhe studimet që i kontribuojnë praktikave efektive të qeverisjes lokale në Kosovë.