Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGi, z. Besnik Tahiri, në kuadër të angazhimit të tij me Institutin Demokratik Amerikan (NDI), ka qëndruar në Qendrën Al-Hayat në Aman të Jordanisë.

KLGi dhe me Al-Hayat Center në angazhimet e përbashkëta kanë trajtuar aspektet e planifikimin strategjik, me ç’rast z. Tahiri ka ofruar rekomandime dhe këshilla për planifikimin strategjik dhe proceset e decentralizimit në Jordani.

Bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit mes KLGi dhe Al Hayat Center, janë bërë hapat e parë që programi LGA që iplementohet nga Instituti KLGI të ketë shtrirje të implementimit edhe në Jordani.

Gjatë këtij misioni, z. Tahiri ka zhvilluar një sërë vizitash dhe takimesh, ndër to edhe me përfaqësuesin nga Ministria e Politikave dhe Çështjeve Parlamentare, Dr. Alkhawaldeh, me të cilin është diskutuar për agjendën e decentralizimit në Jordani.