Certifikohen 40 kandidatë nga Akademia për Qeverisje Lokale-LGA

Gjenerata e gjashtë e programit Akademia për Qeverisje Lokale ka përfshirë pjesëmarrës nga pesë komuna (Prishtinë, Suharekë, D...ragash, Mamushë dhe Kllokot), Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, përfaqësues nga institucione të pavarura publike (Auditori Gjeneral) dhe shoqëria civile.

Drejtori ekzekutiv i KLGI-s, Besnik Tahiri, ka thënë se të certifikuarit kanë punë përpara ngase i presin procese që nuk janë përcaktuar si duhet, ai përmendi decentralizimin e komunave.“Në si shtet kemi pësuar me decentralizim tash e 10 vjet, kjo nuk nënkupton rishikimin e lëmimeve, por duhet bërë konstatim nga qeverisjet lokale. Është e pakuptimtë mos bëjmë më shumë për komunat”, ka thënë Tahiri.

Ai ka konstatuar që decentralizmi është i fortë në letra por jo edhe në praktik. Ai ka ripërsëritur që Prishtina nuk e përfaqësoj Kosovën dhe se ligji për Prishtinën duhet të kaloj. Tahiri ka thënë se Mitrovica e veriut duhet të integrohet në mënyrë që të ndihet dora e shtetit. Sa i përket financave lokale, Tahiri tha se kanë pasur bashkëpunim të mirë më ish-ministrin e Financave Avdullah Hoti.

Ndërkaq, Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, ka thënë se aktivitetet e KLGI-s janë të një kualiteti të lartë.“Do të bëjë të pamundurën që Norvegjia ta mbështes Besnikun dhe KLGI-n. Qeverisja lokale është shumë e rëndësishme, nodëse bota është bërë një vend i çuditshëm dhe i madh. Ambasadori Stjaastad ka folur edhe për bashkëpunimin e komunave, sipas tij një gjë e tillë e patjetërsueshme.

Kurse drejtori i fondacionit FES, Frank Hankte ka thënë se më rëndësi është të flasim për interesin e përbashkët të njerëzve dhe interesat të cilat prekin mirëqenien e gjithsecilit.

Sekretarja e përgjithshme në Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Rozafa Ukimëraj ka thënë se problemet dhe sfidat janë të shumta, por ka pasur përmirësime.“Nga viti 2014 kemi bërë progres. Me ligjin nuk ka kompromise. Ka rrite të komunikim, por edhe mbështetje të Komisionit Evropianë. Komunat kanë nevojë të jenë më transparente”, ka thënë ajo.

Akademia për Qeverisje Lokale është program edukativ, bazuar në nëntë vitet e studimeve të kryera, për forcimin e demokracisë lokale, pjesëmarrjen dhe në veçanti dhe përfaqësimin e interesave publike nga ana qeverisje lokale nga vendim-marrësit të kuvendeve komunale dhe organet ekzekutive.