Besnik Tahiri zgjidhet President i Asociacionit të Chevening në Kosovë (CAK)

Kuvendi Gjeneral i parë i Asociacionit të Chevening në Kosovë (CAK) u mbajt më 4 Dhjetor 2017 në Prishtinë. Në këtë ngjarje prezent ishin 24 anëtarë të CAK dhe përfaqësues nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe Këshillit Britanez.

Anëtarët zgjodhën shtatë (7) anëtarët e Bordit të CAK, të cilët janë si në vijim: Adriatik Kelmendi, Arta Istrefi, Besnik Tahiri, Dardan Velija, Jehona Gjurgjeala, Majlinda Aliu dhe Vjosa Berisha. Njëherësh, Kuvendi Gjeneral i CAK votoi edhe për Presidentin e CAK, me c’rast u zgjodh Besnik Tahiri.

Gjatë këtij takimi u diskutua dhe u amandamentua statuti i ri, u zgjodh Bordi dhe Presidenti  i CAK, dhe po ashtu u debatua lidhur me idetë dhe aktivitetet e CAK për vitin 2018. Kuvendi Gjeneral përzgjodhi Arjeta Emrën si anëtare nderi të CAK.

Bordi i CAK do të mbajë takim përgjatë ditëve në vijim për të parë planin e veprimeve për 2018. Klikoni linkun në vijim për të parë momente kryesore nga takimi: