Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë vazhdon mbështetjen për programet e Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) në avancimin e qeverisjes lokale.

Ambasadori Norvegjez, Jens Erik Grøndahl dhe Drejtori Ekzekutiv në Institutin KLGI, Valmir Gashi, kanë rikonfirmur bashkëpunimin për tri vitet e ardhshme për programin “Dialogue for European Municipalities (DEM)”.

Programi DEM synon të forcojë qeverisjen lokale nëpërmes: avancimit të dialogut dhe politikave ndërinstitucionale; ndërtimit të kapaciteteve dhe zgjerimit të praktikave të mira; prioritizimit dhe forcimit të agjendës për qeverisjen lokale; promovimit të digjitalizimit, inovacionit; dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal.