Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) dhe Instituti për Demokraci Lokale dhe Informim (LGiU) me seli në Londër – Angli, për tri ditë resht kanë zhvilluar një seri vizitash rajonale në institucionet qendrore e lokale në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, për t’u njohur me sukseset dhe sfidat e qeverisjes lokale në këto vende.
Delegacioni Anglez nga Instituti LGiU drejtohej nga z. Jonathan Carr-West, Drejtor Ekzekutiv i Institutit dhe z. Andy Johnston, Shef i operacioneve. Ndërkaq takimet dhe vizitat u koordinuan dhe fasilituan nga z. Besnik Tahiri, Drejtor Ekzekutiv i Institutit KLGI.
Përgjatë vizitave në Republikën e Shqiprisë, u pritën në takime të veqanta në Ministrinë e Çështjeve Vendore dhe Bashkinë e Tiranës.
Në takimin me kryebashkiakun Veliaj, u diskutuan një seri temash duke u nisuar nga inovacioni në qeverisje nisur nga programet elektorine, e-qeverisja e deri tek aplikacioni tirana ime, po ashtu u fol edhe për problematikat që përballen njësitë vendore me ndërvarshmërinë e problemeve që dalin nga institucionet dhe ligjet sektoriale.
Ndërkaq z. Besnik Tahiri, drejtor ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale në takim foli domosdoshmërinë e shkëmbimit të përvojave të mira mes vendeve të rajonit, duke treguar dhe për nismat që eshë duke ndërrmarr Instituti KLGI dhe LGiU me seli në londër në fuknsion të hartimit të një dokumenti politikash për të bërë sa më efikase qeverisjen lokale në vendet e ballkanit përendimor.
Me këtë rast me ftesë të z. Tahiri, kryebashkiaku Veliaj do të prezantoi në Prishtinë, modelin e tij qeverisës, para një audience të kryetarëve të komunave, korit diplomatik, njerëzve nga sfera e biznesit dhe personaliteteve tjera të larta publike.
Në takimin në Ministrinë e Çështjeve Vendore, z. Enea Hoti, këshilltar i lartë u fol për reformën territorialo-administrative dhe detyrat që dalin në hartimin dhe ri-dizajnimin e një serie ligjesh duke nisur nga ligji i ri për qeverisjen lokale, një strategji e re e decentralizimit, reforma në administratën publike përfshirë nivelin lokal, rishikimi i decentralizimit fiskal dhe ofrimi i një pakete të re për skemën e grantimit.