Roli i Medieve dhe Shoqërisë Civile në Demokratizimin e Komunave

Hotel Emerald
23 shtator 2014

Ligjëruesit:
•    Besnik Tahiri, Drejtor i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale
•    Fatmir Haxholli, Magjistër i Studimeve Bashkëkohore Evropiane
•    Kushtim Sadiku, KLAN Kosova
•    Adriatik Kelmendi, Kryeredaktor i KOHA Vizionit
•    Petrit Zogaj, Drejtor i Lëvizjes FOL
•    Osman Bllaca, Koordinator i Programeve INPO

Temat:
•    Prezantimi i Hulumtimit: Klinetelizmi dimension alternativ i qeverisjes në Komuna
•    Roli i Medias në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në Komuna
•    Roli i Shoqërisë Civile në demokratizim dhe qeverisje të mirë në Komuna

Roli i Mediave dhe Shoqërisë Civile në Demokratizimin e Komunave

Besnik Tahiri, Drejtor Ekzekutiv  – KLGI: Hapja e Modulit

Adriatik Kelmendi, Kryeredaktor KOHA Vision: Kontribut të madh në ketë fushë japin zyrtaret komunal, bashkëpunimi i dy anshëm është i rëndësishëm që opinionin të mbetet i kënaqur me informacionin. Komunat plasojnë informacione dhe bëjnë veprime, andaj mund të ketë keqkuptime nga palëte si rezultat i mos përvojës së gazetarit apo formimit të tij profesional. Informimi  në demokraci ka ekzistuar qysh me fillimin e demokracisë duke e ditur se sa i rëndësishëm është ky proces për shkak se qytetari kërkon llogaridhënie nga ata qe i ka votuar me votë te drejtpërdrejt. Ne se gazetar nuk e kemi kohen për të gjitha lajmet që i plasojnë komunat është detyrë e redaktorit ti përzgjedh ata lajme qe janë kryesore dhe qe kanë ndikim te drejtpërdrejt në jetën e qytetarit.

Si bëhet përzgjedhja e lajmit kryesor: Ne media nacionale si KTV që ka frekuenca kombëtare i jepet rëndësi lajmit si Arsimi, Shëndetësia dhe temave politike  sepse politika lidhet me shumë faktor.  Ne nuk i dimë te gjitha problemet nuk duhet pritur që gazetari të vi tek ju mirëpo duhet që të plasonin informacion  është i rëndësishëm informimi nga qytetaret detyra e gazetarit është ta përgatis atë lajm në menyrë profesionale pa ndikime emocionale…. Ka shumë punë të mira të cilat nuk duken. Puna e mirë vinë ngadalë ndërsa ato te këqija shumë shpejt dhe kanë inpakt të madh. Mediat i japin rëndis disa lajmeve që  zgjojnë kureshtjen të opinioni. Pa informata nuk krijohet gjykim i drejtë, pa informata nuk ka opinion pa opinion nuk ka mendim kritik. Diktatura e neutralizon opinionin informacion . Informata nuk duhet të jetë e ndikuar nga pushteti.

Besnik Tahiri, Drejtor Ekzekutiv  – KLGI: Keqkuptimi i mediave në raport me komunën është problem i madh që ndikon në lajm, redaktori duhet të vendos për lajme që janë të rëndësishme pra nuk është presion thirrja telefonike. Nuk duhet kuptuar se puna është kryer kur ne e kemi dërguar lajmin, pra Inpakti arrihet kur del lajmi. Ekziston komunikimi zyrtar dhe jo zyrtar, gazetaret kanë problem me financim rroga i kanë shumë te vogla sa qe nuk arrin ti mbulojnë shpenzimet e tyre.

Adriatik Kelmendi, Kryeredaktor KOHA Vision: Nga gjithsej 38 komuna ka shumë pak TV lokale ne nuk e seleksionojmë lajmin ne bazë të atyre komunave që kanë TV lokale. TV lokale kanë tendencë të afrimit me pushtetin komunal për të ekzistuar. Një lajm i mirë kërkon të punohet shumë që të lind si lajm. Zhvillimi i teknologjisë jep avantazh, në plasimin e lajmit  mos hezitoni në plasimin e informacionit mos hezitoni të thoni se nuk kemi TV lokale kemi alternativa tjera për plasim të informacionit nuk është turp të thirret gazetari. Komuna e Graqanices ka pas problem me bashkëpunim me TV e Prishtinës mirëpo tash është gjendja  ma e mirë. Edhe gazetaret nuk janë perfekt edhe ata shikojnë ngjarjet që kanë jehon më të madhe. Sa i përket lirisë së medias në Kosove  jemi ma mirë se vendete në rajon si Mali i Zi Maqedoninë bile edhe Kroacia si vend anëtare i BE-së, por kjo nuk është se na kënaq, e as nuk është ajo e standardeve më të larta.

Kushtrim Sadiku, KLAN Kosova: Më kanë bërë shumë përshtypje zyrat e informimit ne disa komuna  si komuna e Vushtrrisë dhe ajo e Gjakovës se si i qasen komunikimit me mediat.  Është e rëndësishme të mos hezitoni të komunikoni me TV lokale. TV lokale kanë rendësi të madhe por kanë tendencë të jenë zëdhënëse të komunave që është shumë shqetësuese,  kemi shum gazetare të mediave lokale që punojnë edhe si zëdhënës të informimit në komuna edhe ne media lokale.  Pra fuqizim i mediave lokale është krucial. Ne si media nacionale kemi bashkëpunim me TV lokale , por ndodh që shpesh ne kemi informacion të një komune ndërkaq TV lokale nuk e ka.

Lini një Përgjigje